Categories
Lajme FRI

Bayern – Juventus, finale para kohe

Finalja e parakohshme e ligës së Kampionëve, zhvillohet të martën nga ora 20:45 në Allianz Arena ndërmjet Bayernit të Munihut dhe Juventusit, në sfidën e parë çerekfinale. Pa asnjë dyshim ndeshja kryesore e kësaj faze ka vënë përballë dy ekipet me formën më të mirë në kampionatet shtetërore, por edhe në garën evropiane.
Ky është dueli i peshave të rënda të futbollit evropian, duke vënë përballë njëra-tjetrës edhe dy shkollat aktuale të futbollit gjerman dhe atij italian.
Bayerni në ligë ka një epërsi prej 20 pikëve ndaj Dortmundit, dhe i mungon vetëm edhe një pikë të shpallet kampion para kohe në Bundesligë, e gjithashtu Juve prinë në Serie A me 9 pikë më shumë se Napoli.
Juventusi futet në lojë pas një serie prej 18 ndeshjeve pa humbje në Evropë, ndërsa cilësinë e italianëve sipas trajnerit Juup Heynckes mund ta barazojë vetëm Bayerni.
“Juve është ekipi tipik italian, por me lojtar cilësor si Pirlo, Vidal e Marchisio. Mirëpo edhe Bayerni  ka lojtarë të nivelit të tillë për ta rivalizuar këtë skuadër”, ka thënë Heynckes.
Për Thomas Mullerin Juve nuk ka një lojtar si Messi, por kundërshtari i ekipit të tij luan si një ekip dhe kjo paraqet problem sipas tij.
Ky do të jetë dueli i shtatë i dy ekipeve të mëdha evropiane dhe që të gjitha kanë qenë në fazën e grupeve. Juventusi ka fituar tri herë, Bayerni dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version