Ekskavatorët e kompanisë Turko-Amerikane, Bechtel & Enka, sipas të gjitha gjasave me të përfunduar punë në “Rrugën e Kombit” do të fillojnë hapjen e trasesë nga Prishtinë për në Maqedoni. Të mërkurën, Komisioni Ndërqeveritar për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, ka hapur ofertat financiare të kompanive që garojnë për ndërtimin e kësaj rruge.

 
Gazeta Tribuna ka mësuar nga zyrtarë brenda komisionit së Bechtel & Enka, ka ofruar dy oferta, njërin që autostrada të ndërtohet pa tunel me një çmim prej 500 milionë euro, ndërsa tjetrin me tunele, e cila ka kosto 600 milionë euro. Ndërkaq, oferta e kompanisë italiano-turke, CMC Dougsh, ka peshuar 700 milionë euro.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë të ditur se kjo është fazë e rregullt e vazhdimit të procesit të vlerësimit të ofertave të kompanive që pretendojnë të ndërtojnë arterien që lidh Kosovën me Maqedoninë. /Telegrafi/