Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizoi me sukses fazën e dytë të aksionit humanitar për mbushjen dhe shpërndarjen e mbi 120 shportave të Ramazanit.

Këto pako ushqimore u dedikuan për familjet në nevojë në komunën e Kumanovës dhe të Likovës, me qëllim që edhe ato ta përjetojnë muajin e bekuar të Ramazanit me më shumë lehtësi dhe gëzim.

Ky aktivitet u realizua falë angazhimit të vullnetarëve dhe mbështetjes së donatorëve, duke reflektuar vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit që e karakterizojnë këtë muaj të bekuar.

Kumanovë, 17 mars 2026