Kompania me famë botërore Coca-cola, në fushatën e re ka vendosur të mos i’a jep emrin Muhammed.
Pija më e famshme në botë Coca-Cola, deri në fund të vitit organizon një kampanjë të re, ku në shishen e saj në vend që të shkruhet Coca-Cola, do shtypet emri i juaj apo shokut/shoqes tuaj. Sipas revistës Knack, në këtë fushatë nuk do të vendoset emri Muhammed. Gjatë viteve 1983 dhe 2000 në Belgjikë, në listën prek 150 emrave më të famshëm në fillim të listës ka qenë emri Muhammed, andaj që ky emër të mos tërheq më shumë vëmendje nga muslimanët firma ka vendosur që të tërheq emrin nga kampanja.
Zadhënësja e Coca-Cola në Belgjikë Aurelie Gerth ka
thënë: ” Është e vërtetë se firma nuk i ka përfshirë të gjitha emrat në listë. Emrat e zgjedhura janë analizuar se a ju pengojnë ndonjë grupi apo dikujt. Gjatë takimit tonë me këshillin e muslimanëve në Belgjikë u sugjerua që emri Muhammed të mos përdoret në shishet e Coca-Cola. Në listën prej 150 emrave, emri Muhammed i cili është i vetmi emër arab , për këtë arsye kemi vendosur ta largojmë nga lista.”
“Emri Muhammed është një emër i veçantë”
Kryetari i Këshillit të muslimanëve në Belgjikë, Şemsettin Uğurlu është shprehur se Coca-Cola është takuar me të për këtë çështje. Ai është shprehur se sipas tij nuk do ketë ndonjë problem nëse do vendoset emri në këtë fushatë, por disa mjedise mund të ndjejnë pakënaqësi. Ugurlu thotë: “Ne e dijmë natyrën e fushatës(kampanjës) së Coca-Cola por disa njerz mund të mendojnë se duke përdorur emrin Muhammed, firma bën reklamë. Disa njerëz këtë kampanjë mund ta keqkuptojnë andaj propozova që ky emër të mos përdoret. Emri Muhammed nuk është emër i zakonshëm, por është i veçantë”.
Firma Coca-Cola duke mos dashur që të mos ketë keqkuptime, ka vendosur që të largojë emrin Muhammed nga kampanja e saj. Përpos kësaj, në të ardhmen të gjithë do munden ta shtypin emrin e vet në kanaçet e pijes Coca-Cola.
Emri Muhammed nuk do të përdoret edhe në Francë, Angli dhe Holandë.
Burimi: CIHAN
previous article
Tjetër arritje historike, Shqipëria e 38-ta në renditjen e FIFA-s
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago