Një ditë më parë u publikua Raporti Autoteknik i hartuar për hetimin e aksidentimit të deputetit Olldashi. Sipas Dita-s ekspertët autoteknik, përpara se të bënin matjet dhe konkluzionet e tyre kanë parë dhe studiuar edhe disa raporte të tjera siç janë, procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, apo dhe rezultatet e raportit të mjekësisë ligjore. Në thelb ekspertët autoteknikë i janë përgjigjur 6 pyetjeve konkrete të bëra nga prokuroria. Gjëja e parë që të bie në sy nga shfletimi i raportit është fakti se makina “Olldashit” është gjetur e kthyer përmbys, ndryshe nga sa mendohej se automjeti ishte batuar dhe ishte gjetur “brinjazi”.
Në pyetjen e parë të këtij raporti prokuroria kërkon informacion për gjendjen e automjetit. Përgjigja e ekspertëve, tërheq posaçërisht vëmendjen sa i takon çështjes së alkoolit të frenave. Ekspertët autoteknikë (duke konsultuar dhe procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë konstatuar se depozita e alkoolit të frenave të automjetit nuk kishte alkool. Nga ana tjetër rezulton se depozita vetë nuk kishte pësuar ndonjë çarje gjatë batimit dhe përmbysjes së automjetit. Ekspertët autoteknikë hedhin versionin se ka rezultuar se alkooli ka rrjedhur gjatë përmbysjes së mjetit, por pa shpjeguar në mënyrë të qartë se si ndodhi kjo rrjedhje. Madje nuk ka asnjë nga 16 tabelat sinjalizuese te skenës së aksidentimit (tabelat hetimore të verdha me numra rendor që vendosen në një skenë krimi ose aksidenti nga hetuesit dhe ekspertët) që t’i jetë dedikuar vendit ku ka rrjedhur alkooli.
Janë rreth 16 tabela të tilla të sinjalizim-orientimit në skenën e aksidentit, ka dhe një tabelë të posaçme të vendosur në vendin ku është gjetur deri edhe stema e Mercedesit, por nuk figuron një tabelë sinjalizuese-orientuese hetimore në vendin e pretenduar për rrjedhjen e alkoolit. Në dosjen e ekspertimit autoteknik një referencë e tillë mungon. Më së paku, këto mungesa justifikojnë një sqarim më të detajuar mbi këtë “detaj” të aksidentit, alkooli i frenave është element tepër i rëndësishëm në një situatë të hetimit të aksidentit. Aq me teper qe nga videoja tredimensionale qe DITA posedon bashke me raportin, duket qarte qe makina e deputetit ka dale nga rruga me nje shpejtesi fare te ulet 45 km ne ore, dhe nuk eshte permbysur gjate rrepires (te cilen e ka pershkuar me shpejtesi edhe me te vogel) por ka vetem nje rrotullim ne fund te saj.
Katër eksperte japin përgjigje mbi pyetjen e pare te prokurorit si dhe fotot qe tregojne pamjet e brendshme te automjetit qe botohen per here te pare. Ne numrat ne vijim gazeta do të ofrojë dhe përgjigjet tepër të rëndësishme të ekspertëve autoteknikë dhe shpjegimet e tyre se si ndodhi dinamika e aksidentit, shpjegimet e tyre shkencore se si u realizua goditja fatale në kokë e Sokol Olldashit, por edhe pasiguritë e ekspertëve në lidhje me garancinë shkencore për shkaqe apo faktorë “të panjohur” që kanë detyruar mjetin të dalë nga rruga.
Pjese nga raporti autoteknik per vdekjen e Olldashit: Pasi rendisin dokumentat e dosjes hetimore qe kane konsultuar 1. Procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes 2. Skica e vendit të ngjarjes 3. Procesverbali i këqyrjes së mjetit 4. Raporti mjekoligjor – 4 ekspertet Ing.Artur Sulçe dhe Ing.Kastriot Yzeiri, Ing.Arjan Janku dhe Ing.Donetin Papa i jane përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
Në lidhje me pyetjen nr.1: Cila është gjendja teknike e automjetit me targë AA 003 HN para dhe pas ndodhjes së aksidentit, referuar këqyrjes së mjetit, këqyrjes së vendit të ngjarjes si edhe dokumentacionit të mjetit? përgjigja jonë është: Për të gjykuar mbi gjendjen teknike të mjetit para aksidentit do të gjykojmë mbi bazën e certifikatës së kontrollit teknik e cila rezulton brenda afateve ligjore, çfarë do të thotë se automjeti para aksidentit ka qenë në gjendje të rregullt teknike. Mjeti pas aksidentit u gjet i pa lëvizur në vendin e ngjarjes. Nga ana jonë u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit të drejtimit shoqëruar dhe me fotografi u konstatua se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementet përbërës së tij; volanti; grupi i timonit; paralelet; kokat e zbarave, janë të rregullta. Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemi të frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatë manovrës së bërë nga ana e manovratorit të kareoatrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosia e ganxhës në paralelin e anës së djathtë kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal.
Per konstatimin e depozites se alkoolit te frenave raporti ndalet me kaq, megjithese pranojne qe ajo ishte e zbrazet dhe jo e care. E derdhur gjate permbysjes? Kemi pyetur dje inxhiniere mekanike dhe persona teknike ne stafet e hetimit te aksidenteve ne Ministrine e Brendshme, te cilet thone qe derdhja e alkoolit te frenave ne rrethanat e pershkruara ne raport eshte e pamundur. Fjalia tjeter ne raport; “Pas kontrollit të sistemi të frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme” – le te kuptosh qe elemente te tjere te sistemit te frenimit mund te kene qene ne rregull por alkooli i frenave eshte nje element kryesor, mungesa e te cilit nuk mund te kaloje kaq lehte. Dhe logjikisht asnje “kontroll i sistemit te frenimit” qe pretendohet nuk mund te behej, nese depozita ka qene bosh. Kjo pike kerkon detaje te tjera dhe hetim serioz. /albeu.com/ http://www.albeu.com/kryetitull/benzi-i-olldashit-me-depozite-te-alkoolit-te-frenave-bosh/133108/
Categories