Berat Jakupi është shpallur sportisti shqiptar i vitit në edicionin e katërt të manifestimit tradicional që organizohet nga Klubi i Atletikës Studenti dhe Lidhja e futbollit të shqiptarëve në Austri. Medalja e bronzit në Kampionatin Botëror për kadetë dhe junior ka qenë vendimtare që Jakupi të fitojë këtë cmim. “Normal që është një privilegj shumë i madh për shkak se ka shumë sportistë shqiptarë në Maqedoni dhe këtë vit pikërisht unë u shpalla si sportist më i mirë. Ndjehem shumë i lutmur për këtë cmim dhe për këtë shkak dua të falemenderoj edhe organizatorët e këtij manifestimi të cilët na bënë të mundshëm që në si sportristë të shpallemi më të mirët dhe poashtu që të kemi motiv më tepër për vitet e ardhshme”, deklaroi Berat Jakupi. Kareteistja Edita Ademi u përzgjodh si sportistja e vitit në diasporë, ndërsa Valbona Selimit i takoi cmimi i më të mirës në kategori të femrave. Trajneri i Klubit të Karatesë Fati, Arlind Huseini u shpall trajneri më i mirë i vitit, Isa Emruli u zgjodh arbitri më i mirë, ndërsa organizatorët ndanë mirënjohje të vecantë për Lazim Destanin, në shenjë falemenderimi që shpëtoi KF Shkëndija në një moment delikat. Me mirënjohje u nderuan edhe shumë sportistë tjerë, shpresa të sportit, ndërsa si gazetarë më të suksesshëm për vitin që lëmë pas u zgjodhën Reshat Ibraimi, Zuhra Sabedini dhe Denis Shabani.
Faton Zylbehari
Categories