Të paktën 34 roje personale shoqëruan kryeministrin Ber-isha në takimin e pak ditëve më parë me banorët e një zone në Ti-ranë, gjatë tureve të tij elektorale. Fotoja e realizuar nga lart prej lexuesi që e shpërndau foton për mediat tregon kryeministrin, pas mbarimit të takimit elektoral, me të rinjtë dhe banorët, ndërsa përurohej kompleksi i rehabilituar i një-sisë bashkiake nr.4, në Tiranë, datë 22 prill 2013. Për ta bërë më të qartë sigurinë përtej imagjinatës për kryeministrin e vendit më të varfër të Europës, çdo truproje është shënuar me nga një numër, i cili përfundon me shifrën 34, por që nuk do të thotë se janë kaq, sepse përveç këtyre janë edhe persona të tjerë të pashënuar, që mbështesin sigurinë e ekzagjeruar për shefin e qeverisë shqiptare. Për tu sqaruar është se këta janë vetëm truprojet që e shoqërojnë përgjatë aktiviteteve elektorale, ndërsa me dhjetra të tjerë janë angazhuar në ruajtjen e banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, e gjitha me postobllok prej tetë vitesh, shoqërimin dhe ruajtjen e familjarëve. Ligji për mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe që zbatohet nga Garda e Republikës, parashikon se kreut të qeverisë duhet t’i lihen 24 shoqërues, po aq sa presidenti apo 10 më shumë se numri 2 i piramidës shtetërore, që është kreu i Kuvendit. Siguria për ta, familjarët dhe banesat e tyre i kushton buxhetit të vendit çdo vit rreth 14 milionë dollarë dhe shumica e trupës prej 100 punonjësish është vënë në dispozicion të ruajtjes së kryeministrit. Blindimi i kryeministrit, bie ndesh me deklarata e tij, se Shqipëria është vend i sigurtë, me rend dhe siguri të garantuar dhe nga ana tjetër është abuzim i pastër me paratë e taksapaguesve, sepse paga mesatare mujore dhe shpenzimet për kryerjen e detyrës së një shoqëruesi llogariten të shkojnë në rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj. Megjithatë fotoja që tregon kryeministrin e blinduar në Tiranë është mjerane para pamjes që u demonstrua 15 muaj më parë gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Lezhë. Sipas dokumentit të sigluar nga Garda e Republikës në janar 2012, ishin ngarkuar për të ruajtur kryeministrin në Lezhë 109 gardistë dhe 19 makina të Gardës e shoqëruan atë para, gjatë dhe pas vizitës.
Rritja e sigurisë
Në shtator 2005, Berisha dhe aleatët e tij në qeverisje, shkuan në këmbë drejt selisë së qeverisë për të marrë në dorë qeverisjen. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Beri-sha doli ashtu. Më pas siguria e tij u rrit gradualisht, për tu shumëfishuar pas 4 vrasje-ve tragjike përpara zyrës së tij në 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Fillimisht u shtua një makinë e eskortës, e pajisur me antenë valëbllokuese të shërbimit celular. Në rrugën “Mustafa Matohiti” ku jeton prej vitit 2005 kryeministri dhe familjarët e tij u shtuan rojet në të dy anët e rrugës së bllokuar për kalimin e makinave. Qeveria bleu me urgjencë një makinë të blinduar tip “Mercedes Benz” me vlerë 700 mijë dollarë për kryeministrin, ndërsa kryeministria u fortifikua. Jashtë sigurisë nuk u lanë edhe studiot televizive, edhe pse ishin pro qeverisë. Njësi speciale antiminë me ekspertë dhe qen, shkonin dhe kontrollonin imtësisht objektin, pa harruar ven-det e punës, koshat e mbeturinave, dhe sendet personale të punonjësve të mediave. Ndër-sa jashtë më dhjetra forca të Gardës së Republikës kontrollon-in pikat kyçe të vendit ku kryeministri bënte intervistën. Më pas në skenë hyri jeleku që Berisha nuk e heq edhe kur temperatura është mbi 38 gradë. Ekspertë të sigurisë kanë spekuluar se poshtë jelekut të zakonshëm që mban një burrë afër të 70-ave, është një jelek antiplumb, që ia veshin për efekte sigurie dhe që krijon shformime në pjesën e për-parme të trupit, që nuk e bën këmisha.
Detaje: Kryeministri turk, vetëm 25 truproje
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, konsiderohet një prej udhëheqësve botërorë me më shumë truproje. Në një foto të botuar në shtypin turk, tregohen 25 truproje sigurojnë nga afër një takim të kryeministrit turk. Thuhet se ai u ka shpëtuar di- sa atentateve të organizuar nga kundërshtarët politikë dhe prej dekadash në vend ka patur dhunë me separatistët e Kurdistanit që kërkojnë ndarjen nga Turqia. Por kryeministri “vëlla” i Berishës do të mërzitej po të merrte vesh se homologu i vendit me 3.2 milionë banorë që pret prej 20 vitesh ndihmën e Turqisë, ka më shumë truproje se ai.
Foto me trupërojat e Berishës:
Foto me trupërojat e kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan:
Categories