Kryeministri Sali Berisha, duke folur pas dështimit të parë në marrjen e liberalizimit të vizave, pati deklaruar se është pro martesave të homoseksualëve.
Në atë kohë Lulzim Basha, që e kishte ministër të Brendshëm, qeshi nën zë.
Deklarata u quajt një nga shashkat e zakonshme të Berishës.
Por gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit LGBT, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se i qëndron propozimit të tij dhe se nuk sheh asnjë arsye pse duhet të pengohet e drejta e tyre për të jetuar me njëri- tjetrin.
Berisha është takuar me aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj.
“Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni bërë shumë mirë që keni dalë publikisht për të mbrojtur kauzën tuaj, sepse është e rëndësishme të besosh tek kauza që përfaqëson”.
“T’ju them të drejtën nuk më vinte mirë kur flitej për këtë çështje dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të komunitetit që të dilte publikisht për të mbrojtur kauzën,” ka deklaruar Berisha.
Ai ka dënuar deklaratat e Ekrem Spahiut, një vartësi të tij, që ishte shprehur se do i kapte homoseksualët në dru.
Po ashtu Berisha ka theksuar se ai do mbrojë të drejtat e komunitetit LGBT dhe do të sigurojë mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Tiranë në shtator të këtij viti./ep
EDITOR
12 years ago
previous article
Sot është dita botërore e librit, sa lexohet libri
next article
Në USHT u promovua revista shkencore 'Filologjia'
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago