Categories
Lajme

Biblioteka më e mëdha islamike në Gjermani

Njëzet të rinj nën drejtimin e prof. dr Hussein Ilker, janë duke punuar në bibliotekën më të madhe islamike në Evropë, që njihet si një institucion i pavarur jo-qeveritare, shkruan ” Islamische Zeitung”

Deri më sot aty janë katalogizuar 25.000 tituj, ndërsa së shpejti kjo bibliotekë pritet të ketë në dispozicion 100.000 libra duke e bërë atë më interesante dhe më tërheqëse për lexim, ligjërata, seminare shkencore dhe studime islame.

Ky projekt është projektuar nga Kulturhaus der europäischen Muslime – KUDEM i cili është sponsorizuar nga IFN & ZI – Instituts für Islamische studien und Interkulturelle Zusammenarbeit, i cili pesë vjet më parë idenë e shndërroi në realitet.

Fondi i librave është në: gjuhën arabe, turke, persiane, gjermane, angleze dhe frëngjishte, dhe i mbulon fushat: e tefsirit të Kur’anit, Haditheve të Muhamedit a.s., jurisprudencës Islame, teologjisë, biografisë së Pejgamberit a.s., historisë Islame, filozofisë, etikës, moralit islam etj./igj/

Exit mobile version