U nisa në rrugët e kësaj bote;
Prapa meje më ndjekte veç Lartmadhëria Jote;
Shkova të takohem e të rrij me vetmin;
Ta ngushtoj shpirtin e ta pyes se sa e do Perëndinë;
 
Morra me vete një laps dhe një letër;
T’i shkruaj mëkatet që i bëra në atë kohë të vjetër;
Prapritmas u paraqit një shokë i quajtur lot;
Më tha: “Hera e parë që unë dalë në këtë botë”;
 
Më tregoj se ishte i pafuqishëm për ta shuar zjarrin e shpirtit tim;
I cili një kohë të gjatë brenda trupit kishte kaluar si jetim;
Atëherë e kuptova se çdo shpirt ndjehet i vetmuar;
Nëse nga atdheu i vetë ai është larguar;
 
“Ah more lot”, i thashë;
Këtij shpirti ushqimin e vetë kurr s’ia dhashë;
E tani, është lodhur nga etja e uria;
Si do bëhet halli poqese në këtë çastë ma kërkon atë Perëndia?!
 
Jo, do kthehem tek njerëzit që t’i këshilloj;
Se trupi do kalbet e shpirti jetën do vazhdoj;
Ushqejeni atë saherë që të etshohet;
Që nga takimi me Zotin ai fare të mos frikësohet!
Agron Islami