Categories
Lajme FRI

Biseda mes një të lumturi dhe një shkrimtari

Një ditë, një shkrimtar takoi një njeri. Pasi e përshëndeti, e pyeti:
– Çfarë jeni me profesion?
– I lumtur –  i tha njeriu. – Po ju, a jeni i lumtur? – e pyeti ai.
– Jo – i tha shkrimtari. – Unë jam shkrimtar.
– Po ju shkrimtarët a nuk jeni të lumtur?
– Jemi aq sa ju të lumturit jeni shkrimtarë!
Arsim Jonuzi

Exit mobile version