Categories
Lajme FRI

Blackphone, smartfoni që nuk mund të përgjohet

Ai është i zi, ngjason me një smartfon çfarëdo, por “Blackphone” ka një hile më shumë,sepse përdoruesit e tij mund të rrinë të qetë sepse bisedat nuk mund të përgjohen nga “veshët e mëdhenj” të qeverive apo të piratëve të informatikës.

Në mes të debateve që po zhvillohen në SHBA rreth përgjimeve të qeverisë, dalja në treg e “Blackphone”-it, e krijuar nga kompania amerikane “Silent Circle” dhe ajo spanjolle Geeksphone, nuk do të mund të përfitonte nga ndonjë reklamë më e mirë.
Shefi i “Silent Circle”, Mike Janke thotë se nuk po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë si publicitet dhe të prodhojë këtë smartfon, por kompania e tij punonte për krijimin e “Blackphone”-it shumë kohë përpara se ish-këshilltari i agjencisë së zbulimit NSA, Edward Snowden, të fillonte publikimin e dokumenteve sekrete mbi spiunazhin amerikan.
“Këtë gjë e kemi bërë pasi problemi i sigurisë së komunikimit ende nuk është rregulluar”, shpjegon një ish-”Navy Seal” i cili bashkë me kolegë të tjerë, ekspertë të kriptografisë të “Silicon Valley”, u mblodhën për të krijuar “Silent Circle”.
“Ne i japim konsumatorit mundësinë që të komunikojë në mënyrë të kodifikuar nga disa marifete për videot, mesazhet ose telefonatat”, thekson Janke.
Kjo kompani këtë telefon nuk e ka modelin e saj të parë, pasi ajo ka mbashkëpunuar me multinacionale to ndryshme madje edhe me qeverinë tibetane që ndodhet në azil.
“Janë teknikat dhe njohuritë tona në këtë fushë që kan bërë që gati të gjithë prodhuesit e mëdhenj të smartfonave të drejtohen tek ne për të bashkëpunuar për krijimin e një telefoni të sigurt”, thotë Mike Janke.
Silent Circle e ka pajisur “Blackphone”-in e vet me një sistem të personalizuar, “PrivatOS”, që është një version i modifikuar i androidit, sistem ky i krijuar nga Google.

Exit mobile version