Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka bërë thirrje Perëndimit për të luftuar të ashtuquajturin “ekstremizmin islamik” në Lindjen e Mesme.
Tony Blair është deklaruar hapur në mbështetjen e tij për grusht shtetin ushtarak në Egjipt kundër presidentit të parë të zgjedhur, Muhamed Mursi, i cili vjen nga radhët e Vëllazërisë muslimane.
Ai tha se Vëllazëria Myslimane gjoja se ka qeverisur “keq”, duke i bërë thirrje Perëndimit për të mbështetur regjimet sekulariste ushtarake në Lindjen e Mesme, kundër lëvizjeve popullore islame.
Ndërhyrja ushtarake në Egjipt ishte shpëtimi i një kombi. Ne duhet të mbështesim qeverinë e re dhe ta ndihmojmë atë,” tha Blair, duke iu referuar grushtit të shtetit të përgjakshëm të Egjiptit.
“Ne duhet të mbajmë anën e ushtrisë. Ne duhet të kemi një qasje që është koherente dhe e sheh rajonin me një pamje të gjerë. Dhe mbi të gjitha, ne duhet të angazhohemi,”tha ai .
Tony Blair udhëheqi Britaninë e Madhe në luftë kundër Irakut, duke u bërë aleat kryesor në pushtimin e përgjakshëm. Duke u arsyetuar për praninë e Armëve të Shkatërrimit në Masë, ai bindi qeverinë e tij për të hyrë në luftë në vitin 2003.
Më pas, Blair ishte akuzuar për gënjeshtër, pasi askund nuk u gjet asnjë armë e shkatërrrimit në masë.
Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe britanike nga Iraku, kryeministri irakian Nuri al – Maliki është sillur si një dictator, i cili kërkon të ekzekutojë rivalët e tij politik. Ai po orvatet për të forcuar kthetrat e regjimit shiit mbi vendin. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Holand hap ekspozitën e Haxhit në Paris
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago