Categories
Lajme

Bllokimi i Twitterit në Turqi është bërë për të mbrojtur jetën private

Nga drejtuesit e lartë të shtetit turk kanë ardhur deklarata në lidhje me bllokimin e Twitterit në Turqi.

Presidenti Abdullah Gyl vendimin mbi bllokimin e hyrjes në faqen e Twitterit e vlerësoi përmes Twitterit.
“Në qoftë se kemi të bëjmë me çështje që përbëjnë vepër penale, siç është shkelja e privatësisë së personave, me vendim gjykate mund të mbyllen vetëm faqet përkatëse, shpresoj që bllokimi të mos zgjasë shumë”, shkruan kreu i shtetit turk në mesazhin e tij publikuar përmes rrjetit social Twitter.
Kurse Këshilltari kryesor i Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan, Jallçën Doan (Yalçın Doğan) në lidhje me ndalimin e hyrjes në faqen e Twitterit tha: “Këtu nuk kemi të bëjmë me situatë, si p.sh. mbyllje apo ndalim ligjor, kemi vetëm bllokim”.
Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda në një prononcim tha se bllokimi në fjalë është kryer në mbështetje të vendimit të një gjykate.
Kurse Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Lutfi Elvan (Lütfi Elvan) bllokimin e hyrjes në Twitter e vlerësoi me fjalët:”media sociale është krijuar për të socializuar njerëzit dhe jo për të ofenduar e poshtëruar të tjerët”.
Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se “synimi këtu nuk është kufizimi i lirive, por sigurimi i funksionimit të drejtësisë dhe ligjit”.
Ndërsa Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz (Taner Yıldız) tha se bllokimi i hyrjes së rrjetin social Twitter është kryer me qëllim mbrojtjen e jetës private.

Exit mobile version