Memduh Jellderim
Është i njohur fakti se lënda kryesore e prodhimit të bojës është bloza. Sigurisht po flasim për bojën që shpiku arkitekt Sinani, i cili e prodhonte nga bloza që lëshonin kandilat në hapësirën e xhamisë Sulejmanie në Stamboll. Ajo që na tërheq vëmendjen nga ky fakt, është emërtimi i kësaj boje, “Boja e Haxhiut”. Kjo, pasi bloza që mblidhej nga xhamia, vendosej në fuçi të mbushura me rrëshirë arabe dhe me ujë të pastër. Mandej, ato ngarkoheshin në deve dhe niseshin bashkë me karvanët e Haxhit, në një udhëtim drejt tokave të shenjta, i cili zgjaste gjashtë muaj vajtje ardhje. Gjatë udhëtimit, përzierja tundej dhe fermentohej, për tu shndërruar në bojë përfundimisht. Kjo bojë, bëhej e tillë që nëse hidhej mbi letër, depërtonte thellë në poret e saj për tu mos u fshirë më kurrë, edhe nëse lagej me ujë apo me çfarëdo lënde tjetër të lëngshme.
Osmanlinjtë e kanë përdorur këtë bojë në dorëshkrimet e tyre të Kuranit, të haditheve profetike si dhe në shkrimin e fermanëve politike, fetare dhe administrativë të sulltanit. Padyshim, përdoruesit e kësaj boje ishin kaligrafë të shkëlqyer.
Arkitekt Sinani, kishte shpikur disa vrima të vogla nën kubenë e xhamisë Sulejmanie, me drejtime të ndryshme. Këto vrima, thithnin rrymat e blozës që vinte nga kandilat e shumtë, numri i të cilëve ishte 275. Kështu, bloza mblidhej në këto vrima dhe kullonte në një depozitë, për tu përdorur më pas në prodhimin e bojës.
Arkitekt Sinani kishte ndërtuar një dhomë në hyrjen e xhamisë, ku kishte instaluar rafineri të cilat thithnin blozën që dilte nga kandilat. Mandej, këto rafineri zhyteshin në ujë dhe bloza shndërrohej në bojë.
Në këtë mënyrë, arkitekt Sinani shmangte dhe akumulimin e blozës sipër mbishkrimeve dhe të mureve të xhamisë.
Categories