Gjuhët si anglishten, gjermanishten, greqishten si dhe turqishten, 29-vjeçari Meshiç i ka mësuar që prej fëmijërisë.
29-vjeçari Muhamed Meshiç nga Tuzla flet më shumë se 70 gjuhë botërore, ndërsa ai në moshën 26 vjeçare ka pasur aftësinë që të flas deri 56 gjuhë.
Ai është jurist i diplomuar, ndërsa deri tani ka punuar në më shumë se 24 shtete në katër kontinente, si udhëheqës me projektin “Brainswork group”, si menaxher në Këshillin Britanik, ndërsa ishte edhe si ish-këshilltari kryesor i kryetari maqedonas, Gjorgje Ivanov.
Gjuhët ka filluar që ti mësojë shumë rastësisht në moshën pesë vjeçare, kur ai ishte me pushime në Greqi së bashku me prindërit e tij. Pastaj gjatë luftës në Bosnjë, ai kishte biseduar shumë me ushtarët ndërkombëtare nga Suedia, Pakistani, Norvegjia prej ku kishte mësuar disa fjalë. Gjuhën e vetme të cilën e ka mësuar me ligjërata ishte gjuha e shenjave.
Muhamedi momentalisht është duke jetuar në Vienë, ku edhe është duke punuar në një kompani ndërtimtarie./albtime
Categories