Categories
Lajme

Boshnjakut që i buron nafta në oborr

Boshnjaku Hayrudin Bilalic në vitin 1996  ka blerë shtëpi në Pozharnic të Tuzlas por nuk e ka ditur se pikërisht ajo shtëpi është e mbushur me pasuri nëntoksore.
Në fakt nën pronën e Hayrudinit ka dy burime natyrore njëra e naftës kurse tjetra e gazit.
Isha duke punuar në fushë kur rastësisht u shfaq një njollë. E kam vërejtur por nuk i kam kushtuar shumë rëndësi. Një ditë duke kaluar aty e ndjeva një erë të pazakontë, fillova të gërmoj tek ajo njollë dhe menjëher nisi një burim i nfatës.
Nafta që buron ka një kapacitet të vogël mirëpo ajo nuk ndalet gjatë tërë vitit, thotë Hayrudini.
Edhe pse prona e tij ka dy lloje të pasurive natyrore ende nuk ka pasur ndonjë kompani të interesuar për ta rritur kapacitetin e këtij burimit.
Momentalisht Hayrudini naftën e përdor vetëm për nxemje./Albtime.com

Exit mobile version