Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka sugjeruar që Kupa e Botës të zgjerohet me 40 ekipe për të përfshirë më shumë pjesëmarrës nga Azia dhe Afrika, duke nisur nga viti 2018 në Rusi.
Edhe kreu i FIFA-s, Zep Blater, e ka shprehur më herët se dëshiron më shumë skuadra jo-evropiane në Botëror, ide që gjen mbështetjen e Platinisë. Për francezin, zgjidhja ideale do të ishte shtimi i numrit të kombëtareve afrikane e aziatike, në vend që të ulet numri i atyre nga Evropa.
“Jam plotësisht dakord me Blaterin që duhen më shumë skuadra nga Afrika e Azia. Kjo do ishte në të mirë të të gjithëve. Por në vend që të heqim disa ekipe evropiane, duhet ta zgjerojmë Botërorin me 40 pjesëmarrës. Për shembull, mund të shtojmë dy përfaqësuese afrikane, dy aziatike, dy amerikane, një nga Oqeania e një nga Evropa”, tha Platini për “The Times”.
Kontinenti i vjetër aktualisht dërgon 13 skuadra në Kupën e Botës, Afrika 5 dhe Azia 4 ose 5 në varësi të rezultatit të përfaqësueses aziatike në playoff-in ndërkontinental kundër ekipit nga Amerika e Jugut.
Kampionati Botëror u zgjerua nga 24 në 32 pjesëmarrës në vitin 1998, pas zgjerimit të mëhershëm nga 16 në 24 në 1982-shin.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Bruksel, panair islam nga myslimanët vendas
next article
Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat e botës
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago