Categories
Lajme FRI

Botohet libri "Pasuria dhe ekonomia në Islam"

Çdo shoqëri ka doktrinën e vet të veçantë ekonomike, e cila përbën filozofinë, besëtytnitë dhe idealet e saja; vështrimin e saj ndaj individit, pasurisë dhe investimeve; idenë e saj për fenë dhe këtë botë, si dhe për pasurinë e varfërinë. Të gjitha këto ndikojnë në marrëdhëniet e saj me prodhimin e pasurisë dhe mënyrat e vënies në qarkullim të saj, si dhe në distribuim dhe konsum. Nga kjo buron sistemi ekonomik përkatës.
Diskutimi mbi ekonominë islame po shtrihet gjithnjë e më gjerë, ndaj – nisur nga kjo – shumë kërkime dhe libra janë bërë e shkruar për të dhe fushat e saja. Ndërsa shumë tema të tjera shkencore janë parashtruar për të përfituar tituj dhe grada të larta, si: magjistër i shkencës ose doktor i filozofisë, etj.
Në lidhje me rregullat themelore, neve na mjafton të përvetësojmë një koncept bazë në lidhje me rregullat themelore: koncept ky nga i cili themelimi i ekonomisë është i bazuar në shoqërinë islame.
Rregullat më të rëndësishme të kësaj (që do t’i shpjegojmë më gjerësisht në vazhdim të këtij libri) janë:
• konsiderimi i pasurisë si begati e bujari në duart e të drejtëve (të devotshmëve);
• pasuria i takon Allahut, njeriu është vetëm një mëkëmbës në të;
• të qenët bashkë për të punuar dhe në përftimin e të mirave, duke e konsideruar atë si një lloj adhurimi e përpjekje (xhihadi);
• ndalimi i resurseve të përfitimeve të dëmshme;
• njohja e pronësisë private si dhe mbrojtja e saj;
• privimi i individëve të pronësojnë të mirat e domosdoshme për shoqërinë;
• moslejimi i pronarëve të dëmtojnë të tjerët;
• investimi i mjeteve jo në dëm të moralit e të interesit publik;
• arritja e pavarësimit të shoqërisë;
• maturia në shpenzim; ndihmesa e ndërsjellë (reciproke) mes pjesëtarëve të shoqërisë; dhe,
• ngushtimi i ndarjeve mes klasave.

Rregulla e parë në themelimin e ekonomisë islame përfshinë përcaktimin e vlerës së pasurisë e të realitetit të saj në jetën shoqërore. Ç’është e vërteta: njerëzit apo – thënë më mirë – ithtarët e feve dhe doktrinave të ndryshme, para ardhjes së Islamit në formën përfundimtare, pasurinë e konsideronin si burim të së keqes, ndërsa varfërinë si burim të paqes. Përveç kësaj, ajo konsiderohej si faktor i mirëqenies trupore, ndërsa kënaqësia e arrirë nga konsumimi i të mirave – si ndotje e shpirtit dhe si pengesë e ngritjes dhe lartësimit të tij. Kjo prirje njihet në filozofinë brahmike në Indi, në doktrinën manikeiste në Persi, si dhe në krishterim (tek Ithtarët e Librit). Ajo shpaloset qartë edhe në sistemin e murgërisë.
Po ashtu, edhe sistemet moderne: kapitalizmi dhe komunizmi, ekonominë e konsiderojnë si të domosdoshme në jetë, kurse pasurinë e konsiderojnë si zot të individit e të shoqërisë. Por, Islami nuk i hedh një vështrim të tillë pasurisë e të mirave: përkundrazi, Islami – që diametralisht dallon nga dy sistemet e sipërpërmendura (kapitalizmi dhe komunizmi) – paraqet një këndvështrim optimist dhe racional të përdorimit dhe menaxhimit të të mirave materiale (pasurisë).
Botimi është bërë nga Shtëpia Botuese “Furkan ISM”

Exit mobile version