Manipulime të disa shoqatave joqeveritare me qëllim dëmtimin e islamit dhe myslimanëve në Maqedoni! Kjo është përgjigja e Bashkësisë Islame të Maqedonisë drejtuar kreut të Komisionit për çështje fetare në vend, Valentina Bozhinovska, e cila së fundmi kërkoi të rikthehet neni në Ligjin për bashkësitë fetare, nen ky që parasheh ndalimin e ezanit në xhami nëpërmjet altoparlantëve.
“Bashkësia Fetare Islame shprehë keqardhje për manipulimet që u bëhen kohëve të fundit disa organizatave joqeveritare për të dëmtuar islamin dhe myslimanët, të cilat njëkohësisht përkrahen nga organe shtetërore sikur që është Komisioni për çështje fetare, ku shpesh herë – kryetarja e këtij Komisioni, ka treguar pavetëdije dhe jokulturë njerëzore e shpirtërore. Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në një shtet multietnik dhe multikonfesional dhe për çdo ditë dëgjojmë si ezanë ashtu edhe kambana – në fakt edhe besimtarët e fesë Islame për çdo ditë dëgjojnë kambana, të cilat edhe pse u pengojnë atyre, por duke respektuar fenë e tjetrit, janë detyruar të heshtin në këtë drejtim duke mos ngritur asnjëherë zërin e revoltës, gjë e cila për fat të keq kjo nuk ndodhë me të tjerët që i takojnë fesë ortodokse”, thuhet në reagimin e BIM-it, e cila vlerëson se kërkesa e Bozhinovskës për kthimin e nenit ligjor që ka të bëjë me ezanin në xhami, është kërkesë e pamatur dhe e dëmshme për vet bashkëjetesën multifetare dhe multietnike në vend.
“Nëse Bozhinovska kërkon që të kthehet ligji i vjetër, atëherë ne do të kërkojmë që të kthehet sistemi i vjetër. Ky është provokim i radhës në drejtim të myslimanëve, por gjithsesi tregon për një papjekuri demokratike të këtij personi, i cili vuan nga sindroma e sistemit të njëmendësisë edhe përkundër asaj që ky sistem – në mënyrë decide nuk ndërpreu thirrjen e ezanit! Qëndrime apo kërkesa që flasin se dikush kërkon të kthehet mbrapa – është fatkeqësi e kohës dhe gjeneratës aktuale. Individët dhe grupet që duan të kthehen mbrapa është mirë të distancohen nga jeta publike se ata vetëm tensionojnë jetën multikonfesionale dhe multietnike, dhe të njëjtët mos suksesin e tyre në shumë çështje madhore, po mundohen të mbulojnë me iniciativa të pakuptimta”, thuhet në reagimin e BIM-it.
Ndërkohë, Bozhinovska në një deklaratë për gazetën KOHA, ka theksuar se kërkesa e saj për rikthimin e ligjit të vjetër, nuk ka të bëjë vetëm me ezanin në xhami, por edhe me uljen e zërit të kambanave në kishat e Shkupit. “Nuk kam kërkuar vetëm për xhamitë, por edhe për kambanat e kishave. Ligji i 2008-ës parasheh edhe zërin e kambanave! Është e vërtet se kam pranuar iniciativën, por kjo nuk është e vetmja iniciativë. Brenda një muaji arrijnë rreth 200 iniciativa që kërkojnë të ndalohet thirrja e ezanit përmes altoparlantëve”, ka përsëritur Bozhinovska, sipas së cilës, megjithatë kontrolli i zërit të lartë të ezanit nuk është nën ingerencë të Komisionit që ajo drejton.
“Unë si kryetare e Komisionin kam kërkuar formimin e grupit punues nga BIM për të analizuar se thirrja e ezanit është në përputhje me nenin e ligjit të vitit 2008, nen i cili tani më është hequr ndërsa parashihte që zëri i ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut. Megjithatë, nëse kthehet ky nen i ligjit të vjetër kthehet, absolutisht do të thonë se edhe kambanat e kishave do të duhet të ndalojë të bien”, thotë Bozhinovska.
Ndryshe, ditë më parë, një organizatë e re joqeveritare e quajtur “Iloja” ka ngritur iniciativë për ndalimin e ezanit nëpërmjet altoparlantëve në xhami, ndërsa ka propozuar që ezani të thirret me zërin e hoxhallarëve brenda xhamive dhe jo, siç kanë thënë nga kjo shoqatë, të pengojë dhe besimtarët e konfesioneve joislame. Kryetari i kësaj shoqate, Mustafa Sait ka thënë se kërkesa bazohet në “zhurmën” e madhe që po shkaktojnë xhamitë në Shkup, ndërsa ka kërkuar që propozimi të mos politizohet nga asnjë subjekt politik./koha/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kaos apo gjeniale? Goditja e dënimit më brilante (VIDEO)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
20 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
20 hours ago