Basketbollisti amerikano-bullgarë Ibrahim Xhabir ka vendosur të largohet nga ekipi i tij Zalgiris Kauna.Ai ka justifikuar zgjedhjen e tij tek klubi Lituan duke shpjeguar se, si musliman, ai ishte i tronditur me reklamat për pijet alkolike në fanelat (dresat) e lojtareve dhe gjithashtu me vallëzimet shumë sugjestive të vashave (cheerleaders).
Ibrahimi ka shkruar: “Jam mjaft i vetëdijshëm se kjo zgjedhje mund të më pamundësoj fitimin e parave me anë të basketbollit për pjesën tjetër të jetës sime, mirëpo unë jam i gatshëm për të bërë këtë flijim për shkak besimit tim.”
Humbja e Xhabirit, i cili është i njohur për cilësitë e tij mbrojtëse, është një goditje e rënd për Zalgiris.Klubi do kërkojë kompensim (dëmshpërblim).
I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi të) ka thënë:
 “Kushdo që braktisë një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvëndësoj atë me diç më të mirë.”
[Transmeton Ahmedi dhe An-Nasa’i]
Burimi: the telegraph & Le monde
_____________________ 

Nga frengjishtja: F.M.