Categories
Lajme FRI

Brazil-Itali, një spektakël që përfundon 2-2 (Video)

Brazili dhe Italia kanë dhuruar një ndeshje miqësore spektakolare që ka përfunduar në barazimin 2-2. Në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjenevë të Zvicrës, dy kombëtaret kanë treguar një futboll shumë të bukur në këtë takim që është dukur më shumë se miqësor.
Të dy skuadrat kanë lënë pas “formalitetet” e ndeshjeve të këtij lloji, duke mos tërhequr këmbën në asnjë çast dhe duke zhvilluar një lojë të ashpër, siç tregohet nga 5 kartonët e verdhë të dhënë, por mjaft të bukur. Ka qenë Italia që ka krijuar rastet më të mira për të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, por topin në rrjetë e ka dërguar Brazili me dy rastet që kishte me Fred dhe Oskar.
Në pjesën e dytë, Italia dominon në lojë dhe brenda pak minutash vendos përsëri barazinë në shifra me anë të De Rosit e Balotelit, ku ky i fundit duhet thënë se shënoi golin më të bukur të mbrëmjes me një gjuajtje nga jashtë zonës.
Kjo ishte prova e përgjithshme e këtyre dy skuadrave, të cilat bë fund të qershorit do të vihen përsëri përballë njëra-tjetrës, por këtë radhë për të luajtur në Kupën e Konfederatave pasi janë në të njëjtin grup në këtë aktivitet. (LajmeShqip.com)
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version