100 ditë para botërorit Brazili 2014, një e treta e stadiumeve nuk është ende gati.
Aktualisht në Brazil janë Karnavalet, ndërsa të martën do të fillojë numërimi mbrapsht: 100 ditë nga kampionatin mëe i ndjekur në botë, për ndeshjen e hapjes më 12 qershor.
Brazili po përgatitet për kampionatin me shpejtësinë e vet, duke mos u shqetësuar për faktin se FIFA ka kërkuar vazhdimin e punimeve me shpejtësi. Sepp Blater tha, se në asnjë vend nuk ka pasur kaq shumë vonesa në përgatitjet, që nga koha kur ai filloi aktivitetin e tij në FIFA.
FIFA në fillimi i sugjeroi Brazilit vendit mikrpitës te botëroit të 2014 që të bëjë 8 – 9 arena të kampionatit. Brazili preferonte 12. Dhe për sot, katër nga ato impiante nuk janë ende gati, një ndër ato edhe arena e hapjes se kampionatit ne Sao Paulo si dhe stadiumet në Manaus, Cuiaba dhe Curitiba).
Afati i dorëzimit ka kaluar që në shkurt. Stadiumi i pestë – në Belo Horizonte – është prishur nga era e fortë dhe duhet rregulluar me shpejtësi.
Përfaqësuesit e FIFA-s kontrolluan variantin e transferimit të 4 ndeshjeve të grupit nga Curitiba në Porto Alegre. Shpresohet që këto stadiume të jenë gati deri në prill.
Nuk jam i shqetësuar për objektet sportive, ato do të jenë gati. Por pjesa e madhe e infrastrukturës logjistike të planifikuar paraprakisht, nuk do të bëhet – thotë Fernando Duarte, gazetari i “Guardiana”. Linja hekurudhore, Sao Paulo – Rio, që ishte në listën e projekteve për kampionatin, jo vetëm që nuk është përfunduar – ajo nuk është filluar ende. Nga 81 projekte në infrastrukturë, deri tani janë gati vetëm 15.
Brazz
Disa projekteve, jo vetëm që nuk janë përfunduar akoma, por janë ende në fazë tenderimesh. Qytetet nënshkruanin detyrimet, që përvec stadiumeve, do të zgjerojnë infrastrukturën, investojnë në arsimin, në shërbimin shëndetësor. Problemi më i madh në Brazil është burokracia në cdo shkallë të pushtetit dhe rivalizimi midis organeve të ndryshme të pushtetit, dhe kjo ngadalëson përgatitjet për infrastrukturën që kërkohet për këtë botëror ku gjithë vemdnja e botës so të jetë e përqëndruar atje.
Brazil 2014 është një makth në aspektin logjistik. Kampionati do të zhvillohet në një vend nga vendet më të madha të kontinentit. Satdiumet janë të shpërndara në gjithë vendin. Edhe gjatë botërorit në Republikën e Afrikës Jugut kishte vështirësi në planifikimin e transportit nga njëri vend në tjetrin. Atje 3 stadiumet ishin në metropolet e bashkuara të Johannesburgut dhe Pretorisë, dhe i katërti gjithashtu afër, në Rustenburg. Në Brazili asnjë qytet nuk ka më shumë se një stadium. Nga Rio në arena më të afërta të kampionatit, në Sao Paulo dhe Belo Horizonte, është më shumë se 500 km rrugë.
Gazetare/tvklan.al/ Krystyna Wierzbowicz