Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e radhës të ciklit të ligjëratave dyjavore në Info Qendrën në Shkup.

Tema kësaj here ishte “Brengat mbarojnë kur besimi fillon”, ndërsa ligjëruese teologeja Sumeje Peza. Para të pranishmeve mes tjerash tha: “Çdo njeri kalon nga brenga në brengë, e ai që më lehtë i tejkalon është besimtari me besim të fortë.” Poashtu tregoi shenjat me çka dallohet kur bie niveli i besimit të njeriut si: bërja e mëkateve pa brengë, kryerje e adhurimeve me përtaci, probleme ballafaqimi me sprovat e si shkak për këto theksoi: ngurtësimi i zemrës i cili ndodh si pasojë e ushqimit e pijes së tepërt, gjumit e të qeshurave të tepërta, veprimi i veprave të ndaluara etj.

Dhe në fund tregoi edhe zgjidhjen për të dalë nga kjo gjendje që ishte: leximi dhe meditimi i ajeteve të Kuranit Famëlartë, bërja e adhurimeve të ndryshme, përmendja e Allahut etj.

anigif