Gratë muslimane në Angli janë bërë shënjestër e krimeve të urrejtjes anti-myslimane, tregon një studim i ri nga Universiteti i Teesside.
Qendra për hulumtime e Universitetit Teesside në mënyrë të pavarur ka analizuar të dhënat për sulmet ndaj grave myslimane gjatë viteve 2013-2014.
Gjetjet treguan se më shumë se gjysma, pra, 54 për qind e incidenteve anti-muslimane janë kryer kundër grave që shpesh mbajnë shami.
Raporti po ashtu ka thënë se ka pasur një “element të fortë të përfshirjes së ekstremist të djathtë në sulme”.
“Muslimanët mbeten në mesin e minoriteteve që më së shumti janë në shënjestër për krime të urrejtjes,” përfundon raporti.
Krimet e urrejtjes janë të ndara në kategori të ndryshme, duke filluar nga sulmet, dëmtimi dhe përdhosja e pronës dhe raste të dhunës ekstreme. Muslimanët në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë 4.8 për qind të popullsisë, apo 2.7 milion. /mesazhi/
Categories