Britania po shqyrton futjen e një sistemi të kredisë që është në përputhje me parimet e financave islame.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës David Willetts ka publikuar planet për zhvillimin e një ligji që respekton sheriatin, e që do tu mundësonte studentëve mysliman kredi për studimet e tyre.
Sistemi i propozuar do të lejojë që ata që marrin kredi pa kamatë, ndërkohë që atë do ta kompensojnë gjatë viteve të studimit.
Duke folur në një konferencë, Willetts tha: Kredia në përputhje me sheriatin do t’u japë studentëve qasje më të madhe në universitet, dhe do të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar të ketë rritje ekonomike më afatgjatë.
Sistemi i propozuar është hapur për konsulta, ndërsa qeveria do të dëgjojë pikëpamjet mbi këtë alternativë.
Kreditë e propozuara do të jenë të hapura jo vetëm për studentët muslimanë, por për të gjithë ata që respektojnë parimet financiare pa interes.
Britania njeh mirë financat islame. Vet kryeministri David Kameron duke folur në Forumin Botëror Ekonomik në Londër, tha se ai donte ta bëj Mbretërinë e Bashkuar një nga kryeqytetet e financave islame.
Categories