Categories
Lajme

Bubullima e Bashkesise Islame Shqiptare „Bashkimi“ nga Nyrnbergu i Gjermanise

Edhe kesaj rradhe sikurse herave te tjera manifestimet e Bashkesise Islame Shqiptare „Bashkimi“ nuk paten te ndalur. Para mese se 800 pjesemarresve te dielen ne qytetin e bukur te Nyrnbergut jehonte bina e stermbushur me nxenesit e Xhamise se kesaj Bashkesie, te cilet me recitime dhe ilahi te ndryshme bene nje atmosfere te kendshme fetive. Ne kete manifestim moren pjese Institucione dhe qendra te ndryshme islame, siq jane: Unioni i Qendrave Islame Shqiptare ne Gjermani, Xhamija te ndryshem nga Gjermanija dhe Zvicrra, Qendrat Islame Turke „Dijanet“ dhe „Miligrysh“ etj. Ndersa Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Berlin Valter Ibrahimi si dhe Atashehu ushtarak prane kesaj Ambasade Hicmet Kellici pershkak te pamundesise per te marrur pjese ne kete takim festiv pershendeten te gjithe te pranishmit dhe iu uruan te gjitheve per fillimin e muajit te shenjte te Ramazanit. Rendesia e veqante e ketij manifetsimi ishte  sepse ky manifestim permbante ne vete tri ceshtje te rendesishme themelore. E para ishte qe para nje numri kaq te konsiderueshem te bashkeatdhetareve 16 nxenes te rinje te kesaj Xhamije bene hatme me rastin  e perfundimit te mesimit te Kuranit. Pos ketyre 16 nxenesve kishte edhe nxenes me te moshuar te cilet morren po njashtu nga nje mirenjohje me rastin e perfundimit te mesimit te Kuranit, hatmes. Si ceshtje tjeter vlene te permendet se bashkeatdhetaret tane kishin edhe nje arsye tjeter festive, siq ishte festimi me rastin e pageses se borxhit te ri te Xhamise. Pas nje mundi dhe sakrifice te madhe edhe kesaj here sikurse herave te tjera bashkeatdhetaret tane treguan solidaritetin e tyre per pagesen e borxhit te Xhamise. Objekti i ri i saj me mbi 1200m2 bene te lehte punen mbrenda ketij Institucioni siq jane aktivitetet e ndryshme fetare dhe ato kombetare.  Rendesi tjeter e veqante e ketij manifestimi ishte qe ky manifestim te jep edhe mesazhin e Urimit te fillimit te muajit te shenjte te Ramazanit.
Kulminacioni festiv i ketij manifestimi ishte pos  hatmes dhe recitimeve te nxenesve njeherit edhe prezenca e hafezit te ri 10 vjeqar nga Tetova Jetmir Hasani, i cili me brilantine e tij hamendi te gjithe te pranishmit me leximin permendesh te disa Ajeteve Kuranore.
Me ne fund te gjithe te pranishmit e ne veqanti prinderit e nxenesve te Xhmaise te shoqeruar me lot e gezime per femijet dhe Xhamine e tyre u ndane mjafte te kenaqur, me shprese qe Bashkesia Islame Shqiptare „Bashkimi“ te jete me tutje vater e ruajtjes dhe kultivimit te traditave tona fetare dhe kombetare.
Me pershendetje Islame nga kryesia e Bashkesise Islame Shqiptare „Bashkimi“ dhe njeherit urime te gjithe besimtareve mysliman muaji i shenjte i Ramazanit.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version