Categories
Lajme

Bukë falas për të varfrit (Video)

Nëse e përditshmja juaj gjallon brenda perimetrit të kryeqytetit, shprehja të vuash për bukën e gojës do ju duket më shumë simbolike. Por vetëm katër kilometër larg qendrës së Tiranës në Paskuqan, këto fjalë janë dëshmia e një tjetër realiteti. Në këtë market mund të marrin buke falas, të gjitha ato familje që nuk kanë lekë për ta paguar. Familja Ahmati, 2 djemtë e të cilës janë emigrante në Angli, e beri këtë investim para 9 muajsh, por historia e një banori të zonës në prag te Vitit te Ri, i shtyu këta besimtare myslimane të ofrojnë bukë falas. Në pamje të parë kjo pjesë e Paskuqanit nuk të jep idenë e varfërisë. Syri të kap vila disakateshe, të ndërtuara pas viteve ‘90 kur të rinjtë e këtyre familjeve shkuan emigrante.
Por ndërsa bisedon me banoret kupton se shume prej tyre kanë arritur piken ekstreme të varfërisë. E kanë të vështirë të flasin se mungesa e ushqimit të përditshëm në tavoline u peshon më pak se turpi për gjendjen ku ndodhen. Kaq afër metropolit jetohet edhe kështu, pa dyer e dritare, po me batanije që ndajnë hapësirat. Është banesa, nëse mund të quhet e tillë, e familjes Doci që 15 vjet më parë u shpërngulen nga Kukësi në Paskuqan. Prindërit e këtyre katër fëmijëve shkojnë çdo ditë në Tirane për të gjetur punë, ndërsa vëllai i kryefamiljarit na tregon gjendjen e mjerueshme. Më i madhi i fëmijëve 11 vjeç nuk ka ëndërr më të madhe se ajo e një tavoline të mbushur me ushqime. Idenë se ky mund të jetë një rast i veçuar e fashitin këto fletore borxhesh në një dyqan të zonës.
 

Exit mobile version