Nё vёshtirёsi pikon loti
nё vransirё ndryshon moti,
nё acar mungon i ngrohti
nё shkretirё mungon i ftohti.
Buzёqeshja dhe loti
janё si njё ndryshim moti,
po u shfaq njёra nё fytyrё
ikёn tjetra pa vetё dёshirё.
Po erdhi buzёqeshja ikёn pikёllimi
po u shfaq loti zhduket gёzimi,
e para i ngёrthen vёshtirёsit mbrenda vetes
ndёrsa e dyta,me fjalё dhembshurie i nxjerё prej vetvetes.
Buzёqeshu se me buzёqeshje zgjatё jetёn
Buzёqeshu e mos loto se me lotё shkatronё vetёn
Buzёqeshu se buzёqeshja ёshtё sadaka
Buzёqeshu se buzёqeshjen pёrveç njeriut asnjё krijes tjetёr se ka.
Buzёqeshu me njerёzit qё nё vend tё lotёve tu kthejnё buzqeshje
Buzёqeshu me prindёrit e kujdesu tё jetojnё dhe jenё tё lumtur me ty
Buzёqeshu me fёmijёt dhe urdhёroj qё edhe ata tё shpёrndajnё buzёqeshje
Buzёqeshu me bashkёshorten,bёje t’jet e lumtur dhe krenare qё jeton me ty.
Nёse buzёqeshja vjenё para lotёve s’ёshtё e ёmbёl dhe nuk ka kuptim
Por mё e ёmbёl ёshtё kur vjenё nё mes tyre dhe hidhёrimin e kthen nё gёzim
Nёse tё lёndojnё mos u hidhёro,por buzёqeshu dhe fito zemrat e njerёzve
Buzёqeshu se vetё buzёqeshja ёshtё mrekulli nё vend tё fjalёve
Ka njerёz qё pёrveç fjalёve edhe buzёqeshjet i kan tё sinqerta
por ka tё atillё qё pёrveç fjalёve edhe buzёqeshjet i kan tё pavёrteta,
i tillё ёshtё njeriu kur i jepet liri nё shfrytёzimin e mirёsive
dhe vepron pa e kuptuar se jeta s’ka ёmbёlsi pa mrekullin e buzёqeshjeve.
Shkruar nga :Xhemshit Jusufi
26.Tetor.2013