Këto këshilla u drejtohen të gjithë të fejuarve, dhe për t’i konkretizuar do të rrëfejmë sekretin e suksesit të tre çifteve.

Historia e parë, është e një burri të martuar që prej njëzet e tre vitesh. Ai u pyet se cili ishte sekreti i martesës së lumtur që kishte përjetuar deri atëherë. Burri u përgjigj: ”Sekreti qëndron në natyrën e marrëdhënieve që kam ndërtuar me bashkëshorten dhe mbi këtë natyrë, kemi rënë dakort që në fejesë.”

– ”Që prej njëzet e tre vitesh?

Ai u përgjigj: ”Për Zotin që prej njëzet e tre vitesh.”

– ”Cilat janë ato pika mbi të cilat ratë dakort?

Ai u tha: ”Gjatë prezantimit dhe kur secili mblidhte informacion për njëri-tjetrin, vendosëm një rregull: Nuk do të grindeshim dhe debatonim rreth gjërave të kësaj bote, por vetëm për gjëra të botës tjetër.”

–  ”Nuk të kuptova.”

Ai tha: ”Nëse unë dhe bashkëshortja kemi mendime të ndryshme dhe debatojmë mbi diçka, e pyesim njëri-tjetrin: ”Kjo për të cilën po zihemi dhe debatojmë, i përket kësaj bote apo botës tjetër?”  Nëse ka të bëjë për shembull me ngjyrën e makinës që do të blejmë, markën e mobiljeve etj… këto janë gjëra që i përkasin jetës së kësaj bote dhe që këtu shuhet debati dhe mosmarrëveshja. Për të mos debatuar më tej dhe për t’a zgjidhur çështjen, kemi rënë dakort që një herë t’a sakrifikoj unë zgjedhjen dhe shijen time dhe herën tjetër gruaja. Këtë marrëveshje që kemi bërë me gruan, ne vazhdojmë t’a respektojmë edhe tani që kanë kaluar njëzet e tre vite.”

Historia e dytë është e një burri që ka dymbëdhjetë vite i martuar. Kur u pyet nëse ishte i lumtur me jetën martesore dhe bashkëshortore ai u përgjigj: ”Po, jam i lumtur.”

– ”Sipas teje, cili është sekreti i suksesit të martesës tënde?

Ai u përgjigj: ”Kemi bërë një marrëveshje me gruan që ditën e parë të fejesës.”

– ”E çfarë marrëveshje paske bërë?!”

Ai u përgjigj: ”Çfarëdo lloj debati dhe mosmarrëveshjeje mes ne të dyve, nuk duhet të dalë nga dera. Ka dymbëdhjetë vite, që ne zihemi, grindemi dhe debatojmë, por vazhdojmë të jemi të lumtur. Asgjë nga debatet dhe mosmarrëveshjet tona, nuk del jashtë derës së shtëpisë.”

Historia e tretë është e një burri që kishte shtatëmbëdhjetë vite i martuar. Kur u pyet mbi shkakun e suksesit të jetës bashkëshortore, ai u përgjigj: ”Që kur ishim të fejuar bëmë një marrëveshje: Nëse do të grindemi dhe kemi mosmarrëveshje mbi diçka, kjo grindje dhe mosmarrëveshje nuk do i kalojë njëzet e katër orë. Kushdo qoftë fajtori, duhet t’a shuajmë konflitin e ndezur dhe të pajtohemi. Për Zotin ka shtatëmbëdhjetë vite që jemi martuar dhe sa herë kemi mosmarrëveshje, përpiqemi t’i shuajmë brenda njëzet e katër orëve.”

Gjithçka që përmendëm në këtë temë, e thamë me qëllim që përzgjedhja e shokut të jetës të jetë më e studiuar dhe me qëllim që të garantojmë një jetë bashkëshortore dhe familjare sa më të lumtur. Jami të bindur që ka çifte të cilat janë martuar pa pasur parasysh asnjë nga kriteret që kemi përmendur, megjithatë janë të lumtur. Kjo është një mirësi dhe begati nga Zoti për këta çifte. Kjo i ngjanë më së shumti një personi që e nget makinën shumë mirë, pasi ka kryer një kurs dhe një tjetri që e nget shumë mirë, edhe pse nuk ka kryer kursin e duhur.