Autoritetet ruse kanë nxjerrë për publikun, një çadër të cilën sulltan Selimi i tretë, ia kishte dhuruar perandores ruse Katrina e dytë, në shekullin e tetëmbëdhjetë. Çadra është nxjerrë për publikun në qytetin San Petersburg dhe duket qartë që e ka ruajtur hijeshinë e saj origjinale.
Kjo çadër, i është dhuruar perandores ruse, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes dy vendeve lidhur me gadishullin e Krimesë, në vitin 1787.
Sipas drejtorit të muzeut, familja perandorake ruse, e përdorte këtë çadër në udhëtimet e gjahut dhe shëtitje, gjë e cila ka ndihmuar që çadra ta ruajë origjinalitetin e saj përgjatë 220 viteve. /ardhmeriaonline/
Categories