Categories
Lajme FRI

Çair: 3 mijë lindje dhe 300 aborte për një vit!

Në Klinikën gjinekologjike-akusherike ‘Nënë Tereza’ në Çair, gjatë vitit që po e përcjellim kanë lindur rreth 3 mijë foshnje, tha drejtori i klinikës, Menduh Jegeni.
Përskaj lindjeve, kanë ndodhur edhe aborte, por ky numër nga viti në vit bie.
‘Si çdo vit që përmbyllim me rreth 3 mijë lindje, edhe këtë vit në spitalin ‘Nënë Tereza kanë lindur 3000 foshnje. Nga viti në vit në klinikën tonë bie numri i aborteve, këtë vit kemi regjistruar rreth 300 raste të tilla, por kjo nuk do të thotë se nuk abortohet, por nuk e dim se ku bëhen ato, ndërsa për këtë duhet të marrin masa dhe të përgjigjen kompetentët’ tha Jegeni.
Në aspektin kadrovik spitali është i ekipuar me 35 mjekë, prej të cilëve 20 specialistë, një farmacist i diplomuar dhe 70 persona nga personeli i mesëm mjekësor, si dhe personel ndihmës. Objekti i ri i spitalit gjinekologjik të Çairit nisi të ndërtohet para 14 vjetësh. /Portalb

Exit mobile version