Në një intervistë për sportiven spanjolle “AS”, Çakër tha se vendimi për të nxjerrë nga loja me karton të kuq sulmuesin Nani, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Arbeloas, ishte shumë i drejtë.
“Nuk dyshoj kurrë në vendimet që marr. Kartoni i kuq për Nanin ishte vendimi më i drejtë. Me kalimin e kohës, njerëzit do ta kuptojnë këtë”, shprehet ai.
Edhe pse është kritikuar shumë, gjyqtari turk thotë se nuk është i mërzitur: “Nuk jam i trishtuar dhe nuk mendoj për këto gjëra. Gjithmonë i kam kapërcyer kritikat. Mundohem që ta bëj sa më mirë punën time dhe jam në rrugën e duhur”.
Ndeshja Mançester Junajtid-Real Madrid, e cila përfundoi 1-2, la si protagonist kryesor arbitrin turk Çakër, i cili u kritikua shumë për vendimin e tij nga shumë media, sidomos ato angleze.
Madje, disa tifozë të “Djajve të Kuq” shkuan deri aty sa ta kërcënonin me vdekje gjyqtarin turk në Twitter dhe në aeroport.
Por, pavarësisht të gjithave, Çakërit i doli në mbrojtje UEFA, e cila përveç se e vlerësoi atë me notë të lartë, tha se ai do të vazhdojë të jetë në listën e arbitrave për të gjykuar ndeshjet e fazës tjetër të Ligës së Kampionëve./Start/
Categories