Categories
Lajme

Cameron: Londra të bëhet kryqendër e financave islamike

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka bërë publike planet e tij për ta kthyer Londrën nw një nga qendrat kryesore të financave islamike në botë.
Cameron iu është drejtuar më shumë se 1,800 pjesëmarrësve në Forumin Botëror Islamik në Londër, duke thënë se, “Londra tashmë është qendra më e madhe e financave islamike jashtë botës islame”, por ka shtuar se ai nuk mjaftohet me një pozicion të tillë dhe se synon që kryeqendra britanike të jetë e tillë edhe në rang botëror.
Ai ka thënë se dëshiron ta shohë Londrën “përkrah Duabit dhe Kuala Lumpurit, në rolin e një prej qendrave kryesore financiare islamike”.
Në mesin e pjesëmarrësve në forum ishin edhe presidenti afgan Hamid Karzai dhe ai pakistanez Nawaz Sharif.
Karzai ka thënë se do të takohet me Cameronin dhe Sharifin në margjinat e forumit, për të diskutuar për procesin e paqes së Afganistanit.
Forumi Botëror Islamik do të zgjasë deri më 1 nëntor.

Exit mobile version