Barcelona është në përfundim të planit për rinovimin e stadiumit të saj “Camp Nou”. Stadiumi i Barcës do të ketë edhe 7 mijë ulëse më shumë duke u bërë një nga stadiumet më të mëdha në botë me kapacitet prej 105 mijë ulësesh.
Jo vetëm kaq, “Camp Nou” do të jetë një nga stadiumet e rralla të mëdha që do të jetë i mbuluar. Plani pritet të miratohet në fillim të vitit 2014, ndërsa “Camp Nou” thuhet se mund të llogaritet si një nga tre stadiumet më konfore në botë
Categories