Presidenti Abdullah Gyl publikoi një mesazh me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 99-vjetorit të Fitores Detare të Çanakalasë.
“Do të vazhdojmë të ecim së bashku drejt objektivit tonë të bashkuar dhe në solidaritet”, shkruan Gyl në mesazhin e tij.
Falë Fitores së Çanakalasë e gjithë bota dëshmoi ringjalljen e kombit tonë, nënvizon kreu i shtetit turk në mesazhin e urimit.
Përballë të vërtetave të pamëshirshme të luftërave Çanakalaja, ku prehen pranë njëri-tjetrit njerëz me përkatësi kombëtare të ndryshme, është një monument domethënës që i rikujton të gjithë njerëzimit kuptimin dhe vlerat e paqes, thekson Gyl.
Një nga përfundimet më të rëndësishme të Luftës së Çanakalasë është nxjerrja në skenën historike të Mustafa Qemal Ataturkut. Me gjenialitetin ushtarak dhe aftësitë e larta komanduese Ataturku siguroi që betejat tokësore të rezultonin në fitore, vijon Gyl në mesazhin e tij.
“Edhe ne, si brez që mburret me historinë e tij, me heronjtë e tij, do ta ruajmë me vendosmëri amanetin e dëshmorëve tanë, do ta çojmë patjetër vendin tonë drejt të nesërme të ndritura që i meriton. Do të vazhdojmë të ecim të gjithë së bashku drejt objektivave tona të bashkuar dhe në solidaritet të plotë”, shkruan ndër të tjera Presidenti Gyl në mesazhin e publikuar me rastin e 99-vjetorit të fitores së Luftës së Çanakalasë.
Categories