Categories
Lajme FRI

Çarshi Xhamia e Prilepit me fatin e Burmali Xhamisë?!

Ashtu si po kalon koha, gjithnjë e më tepër institucionet shtetërore harrojnë premtimet e dhëna menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur se Çarshi Xhamia e Prilepit e ndërtuar në vitin në vitin 1475 me urdhër të Haxhi Hyseinit, djali i Abdyllahut, Xhamia e Çarshisë në Prilep arriti t’u bëjë ballë të gjithë luftërave botërorë dhe ballkanike, por jo edhe konfliktit të vitit 2001..

Edhe përkundër premtimeve se ajo do të ndërtohet ashti siç u ndërtua manastiri i Leshkës në Tetovë që në vitin 2002-2003. Por realiteti është krejt ndryshe, xhamia në qendrën e Prilepit ende ndodhet në gjendje të mjerueshme,vend i cili është shndërruar në strehimore të narkomanëve.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë fetare Islame në Maqedoni Afrim Tahiri për Albpress.mk thotë se Çarshi Xhamia e Prilepit nuk mund të ketë fatin e Burmali Xhamisë . Tahiri thotë se ndërtimi i xhamisë në Prilep pengohet nga radikalistë ortodoks maqedonas dhe u lejohet nga autoritete shtetërore të vendit!
“Xhamia e Prilepit, nuk mund të ketë fatin e Burmali xhamisë sepse xhamia e Prilepit vazhdon të jetë pronë e jona, ajo ekziston edhe fizikisht edhe pse gërmadhë, vazhdon të jetë dëshmi se në këtë shtet ekzistojnë dy arshinë, një për KOM-in dhe një për BFI-në që është një arshin kryekëput diskriminues për myslimanët”, thotë për Albpress.mk Tahiri
Komuna nuk respekton ligjet!
Duke folur për problemin Tahiri thotë se komuna e Prilepit nuk respekton ligjet e Qeverisë. Sipas tij në ligjin për ndërtime, përkatësisht në nenet 64 dhe 65, shkruan mirë se nga regjistri nacional xhamitë dhe monumentet kulturo-historike janë në kompetenca të Ministrisë së Kulturës dhe nuk ka nevojë për leje ndërtimi nga vetëqeverisja lokale.
“Ky ligj si duket respektohet vetëm te kishat, për xhamitë ka tjetër arshinë. Neve përveç dokumenteve plotësuese na kërkuan leje ndërtimi edhe nga Komuna e Prilepit, dokument që vetë kryetari i Komunës refuzon që ta japë” shprehet Tahiri.
Absurdet e institucioneve
Ajo që është e dyshimtë në gjithë këtë lojë me Çarshi xhaminë e Prilepit është fakti se ky objekt fetar islam edhe pse i posedon të gjitha lejet për rindërtim, ato nuk mund të zbatohen në praktikë. Sekretari i BFI-së thekson se leja e parë është marrë në vitin 2006, e dyta në 2010-të dhe e treta në vitin 2012.
“Leja e vitit 2012, e ka afatin dy vjeçar, deri në tetor të këtij viti dhe nëse nuk lejojnë që të fillojnë punët, atëherë përsëri prej në fillim nisin me dokumente që i kemi bërë dhjetëra herë. Nga kjo haptas shihet se në aspektin juridik nuk ka asnjë pengesë për filmin e ndërtimit të Xhamisë së Prilepit dhe këtu dukshëm po fut gishta politika. Është për të ardhur keq se asnjë parti që përfaqëson popullatën muslimane, pavarësisht shqiptarë, turq, boshnjak, romë…, nuk ka treguar deri tani interes që të kthehet xhamia e Prilepit, thjesht nuk e kanë në agjendën e tyre” thekson Tahiri.
Pse heshtin autoritetet turke
Ajo që është edhe më e çuditshme për Tahirin është heshtja e autoriteteve shtetërore turke të cilat nuk e shohin të arsyeshme të heshtin për Çarshi Xhaminë, ashtu siç heshtin edhe për Jeni Xhaminë në Manastir, ose kryqet e vendosur në sahat kullat e qyteteve të Manastirit dhe Prilepit.
“Sa i përket autoriteteve turke, ju dini se shpeshherë vizitojnë Maqedoninë autoritete të larta dhe shumë mirë janë të njoftuar për të gjitha problemet tona, jo vetëm për Xhaminë e Prilepit, por shpeshherë për BFI-në është shumë e pakuptimtë se si për problemin e Çarshi Xhamisë në Prilep nuk tregojnë interesim, dhe lirisht mund të themi se deri më tani nuk ka asnjë kontribut nga ana e tyre” thotë Tahiri. (AlbPress.mk)

Exit mobile version