Krejt çastet janë projeksione,
Që u bënë dje, me ose pa kast.
Kur në to të ketë leksione,
Ne, njerëzit, u themi “rast”.
Në një lloj, ku bëjmë “check-in”,
Ka kodër më të lartë se toka.
Te ky, sapo ta shkelim pragin,
Kërcejmë lart, pastaj na dhemb koka…
Te tjetri, ku bëjmë “check-out”,
Ka gropë, që nuk e duam – hiç.
Pastaj na kaplon nervozë e kaut,
Mbetemi të pandihmuar, si ndonjë viç.
I fundit, që nuk e llogarisim,
Janë frymëmarrjet që shkojnë pa ne…
Të dytët s’i duam, të parët i prisim,
Siç na pret toka të bëhemi dhe.
Të gjithë çastet nuk janë raste,
Edhe pse çdo rast është çast.
Edhe se njerëzit kanë një palë taste,
Se shkruajnë të gjithë – nuk vëmë bast!
Rasti është si bishti i syrit,
Që shpejt nga një shikim vidhet.
Sa besojmë se e kapëm flluskën e fyellit…
ÇPËSHT! Iku rasti dhe ku nuk dihet!
Arsim Jonuzi, 02.10.2013