Categories
Lajme FRI

Çdo ditë ka nga 8 maqedonas më pak!

Vitin e kaluar numri i maqedonasve etnik për çdo ditë është zvogëluar për tetë njerëz, që është rezultat i numrit më të madh të të vdekurve se sa të lindur në këtë grup të popullsisë në shtet.
Vjet, popullsia shumicë është ulur për 2.828 njerëz që është dallimi mes vdekshmërisë dhe të lindurve. Maqedonasit etnik njëkohësisht e përbëjnë pjesën më të madhe të strukturës së qytetarëve të vdekur- vitin e kaluar kanë vdekur 14.823 qytetarë të këtij nacionaliteti, ose 73,6 për qind nga numri i të vdekurve edhe pse në popullsinë e përgjithshme marrin pjesë me përqindje të vogël, apo 64.2 për qind, analizon “Dnevnik”.
Për dallim prej tyre, vdekshmëria te popullsia shqiptare ka qenë 16.9 për qind ose (3.416 sosh), romët me2,6 për qind, ndërsa turqit me 2,4 për qind. Ekspertët për demografi pohojnë se këto tende janë të pritshme bazuar në atë që te maqedonasit etnik me vjet shënohet natalitet i vogël.
“Kjo është vetëm njëra anë e pasojave. Aspekti i dytë është fakti që maqedonasit etnik po plaken. Pra, pjesëmarrja e gjeneratave më të vjetra po bëhet më e pranishme. Pra, këtu ka numër më të madh të vdekshmërisë se sa të fëmijëve të porsalindur te maqedonasit…”, tha Donço Gerasimovski, demograf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version