Categories
Lajme

Çdo vit në Amerikë shpenzohen dhjetëra miliona dollarë për Islamin

Pas 11 shtatorit 2001, në SHBA ka filluar një epokë e re për islamin dhe muslimanët. Sot, Islami është bërë një nga temat më të rëndësishme të shoqërisë amerikane.

Islami është bërë i rëndësishme për shumicën e qytetarëve amerikan. Në njërë anë janë ata që e urrejnë Islamin dhe të cilët punojnë çdo ditë për ta përhapur urrejtjen dhe frikën nga Islami, në anën tjetër janë ata që e duan Islamin dhe janë punojnë për ta promovuar Islamin, ndërsa në mes tyre janë vëzhguesit neutral që me vëmendje të veçantë përcjellin luftën në mes këtyre dy anëve.
Pavarësisht përcaktimit, të gjithë shpenzojnë miliona dollarë për Islamin.

Në dekadën e fundit, në Amerikë, në fushën e islamofobisë, janë shpenzuar qindra milion dollarë amerikanë. Grupet islamofobe, të udhëhequr nga armiqtë e Islamit, rregullisht marrin dhjetëra miliona dollarë nga sponsorët e tyre të pasur për të përhapur urrejtje dhe frikë nga Islami. Këto grupe opinioni amerikan tashmë i njeh si “industria e islamofobisë.”

Përgjigjja e muslimanëve ndaj përhapjes së islamofobisë është e vendosur dhe shumë cilësore. Muslimanët amerikanë dhe organizatat e tyre organizojnë fushata të mëdha publike për promovimin e Islamit. Kohët e fundit, në rrugët e qyteteve të mëdha amerikane janë të pranishme shumë mesazhe dhe reklama që përhapin urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanëve, por në anën tjetër ka shumë të tilla që promovojnë Islamin.

Edhe pse islamofobët shpenzojnë shumë më tepër para në përhapjen e urrejtjes dhe frikës ndaj Islamit, sipas të gjitha analizave ata kanë shumë më pak sukses se muslimanët të cilët promovojnë Islamin. Bile mund të thuhet se islamofobët me fushatat e tyre agresive e ndihmojnë Islamin, sepse pas kësaj muslimanët shfrytëzojnë rastin që ta promovojnë islamin lirshëm.
Në fund fitojmë një llogaritje të qartë, se në Amerikë, për çdo vit, shpenzohen dhjetëra miliona dollarë për Islamin./igj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version