Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend.
Fillimisht këta 1.600 persona do të punësohen në Pyjet e Maqedonisë dhe prej atje do të tërhiqen nëpër institucionet tjera shtetërore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev tha se konkursi do të zgjas një muaj dhe se në këtë konkurs do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
“Në këtë konkurs do të pranohen persona që janë të papunësuar në afat të gjatë, në kontinuitet më tepër se 10 vite nuk kanë formuar marrëdhënie pune, grupi e dytë persona që i takojnë familjeve me shumë fëmijë, grupi i tretë persona që rrjedhin nga prindër të vetëm dhe grupi i katërt persona që rrjedhin nga familje pa asnjë të punësuar”, tha Gjorgjiev.
Ai shtoi se çdo njëra nga këto grupe është e përbërë nga 400 persona, të cilët do të punësohen në periudhën e ardhshme në kuadër të të gjithë institucioneve shtetërore në Maqedoni
“Të gjithë personat mund të aplikojnë dhe në procedurë adekuate do të tërhiqen në institucione tjera”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. (INA)
previous article
Konferenca e tretë vjetore e QSA-së
next article