Ne shumё pran teje afrohemi
por aspak nga ti nuk frigohemi,
dy nga ne nё thellёsin tёnde zbresin
dhe tё pikёlluar e mbulojmё tё vdekurin.
Pas mbulimit i kёndojmё tallkimin
duke e pёrkujtuar nё pёrgjigjet e shpёtimit,
ne edhe pse kёndimin e kuptojmё
mbrendin e varrit aspak se pёrkujtojmё.
Ne tё gjithё kthehemi dhe atё e lёm vetёm
tё mbuluar dhe tё brengosur pёr vetёveten,
natёn e parё nё varrё se si do ta kaloj
pas kёti provimi nё xhehenem apo xhennet do tё shkoj.
Nё varrё i zbresin dy melek nga qielli
E pyesin disa pyetje dhe i bёhet suali,
E pyesin se kush ёshtё Zoti yt?
Kush ёshtё pejgamberi yt?
Kush ёshtё udhёzuesi yt?
Kush ёshtё feja jote?
Kush janё vёllezёrit e tu?
Kush ёshtё kibla jote?
Nёse nё jetёn e dunjas ka qenё besimtar i sinqert
pёrgjigjet me lehtёsi pa aspak siklet,
Zoti im ёshtё All-llahu xh.
Pejgamberi im ёshtё Muhammedi s.a.v.s
Udhёzuesi im ёshtё Kur’ani Kerimi
Feja ime ёshtё islami
Vёllezёrit e mi janё muslimanёt
Kibla ime ёshtё Qabja.
E atёherё do ti thuhet gёzohu o besimtar
se mirё paske jetuar dhe mirё paske vdekur
E atёherё varri i tij zgjerohet
dhe bёhet njё kopsht nga kopshtet e xhennetit.
Nёse nё jetёn e dunjas nuk ka qenё besimtar i sinqert
do ndjehet nё siklet dhe s’do t’ket mundёsi tё pёrgjigjet
pёrpos fjalёve:Zoti im ёshtё Ëёё…nuk e dij!
Pejgamberi im ёshtё Ëёё…nuk e dij!
Udhёzuesi im ёshtё Ëёё…nuk e dij!
Feja ime ёshtё Ëёё…nuk e dij!
Vёllezёrit e mi janё Ëёё…nuk e dij!
Kibla ime ёshtё Ëёё…nuk e dij!
E atёher do ti thuhet,ty as qё tё ka interesuar ta dish
prandaj tani pafundёsisht nё zjarrё do tё vuash.
E nё ato momente varri i tij ngushtohet
derisa i thyhen brijt e i hyjnё nё mbrendi tё njёri tjetrit.
Imagjinojeni varrin,se sa dhimbje shkatёruese mund tё jet!
Imagjinojeni varrin,se sa i thellё e i frikshёm mund tё jet!
Imagjinojeni varrin,se sa i errёt e i mundimshёm mund tё jet!
Imagjinojeni varrin,se sa arom tё keqe çelbuese mund tё ket!
Imagjinojeni varrin,se sa nxehtёsi pёrvёluese mund tё jet!
Imagjinojeni varrin e pendohuni sot,se e nesёrmja shumё von mund tё jet!.
Ne fatkeqsisht kёtё aspak se pёrkujtojmё
me shpejtёsi dreka darka nё restorante shtrojmё
nё vend tё fjalёve ngushёlluese,i pёrvishemi muhabetit
sikur tё ishte njё ditё dasme e jo ditё e varrimit.
Shk
Kёshillё:Jeta nuk ёshtё shaka,ajo duhet tё jetohet.Islami duhet rrёnjёsisht tё kuptohet dhe praktikohet.Tё mos bёhemi ndjekёs tё injorancёs kinse pёrparimtare,por tё mёsojmё se kush ishim ne e tё bёhemi vetvetja.
Zoti na udhёzoft e na ndihmoft…Amin.
Categories