Për të tretën herë me radhë, shqiptarët e bashkuar të Strugës vulosën fitoren e Ziadin Selës. Por, ndryshe ndodhi në Dollnen. Mbi 350 vota të shqiptarëve të Cërnilishtes vendosën për fitoren e Boshe Miloshevskit të VMRO-së kundrejt kandidatit të BDI-së, Abdulla Bajramovski.
BDI ka akuzuar pikërisht Partinë Demokratike Shqiptare, aktivistët e së cilës, siç thonë nga partia e Ahmetit, votuan për VMRO-në. “Mbi 350 vota të fshatit Cërnilishtë, fshat ky i pastër me shqiptarë, shkuan në llogarinë e kandidatit të VMRO-së, vota këto që vendosën për fituesin e Komunës së Dollnenin”, thonë zyrtarë të lartë të BDI-së, të cilët paralajmërojnë ankesa për parregullsitë që vëzhguesit e BDI-së kanë regjistruar që nga hapja e kutive të vendvotimeve në orën 7 të mëngjesit.
Në këtë Komunë, ku dallimi i fitores së Miloshevskit është regjistruar me 300 kundrejt Bajramovskit, që më herë kishin filluar presionet e institucioneve shtetërore që kontrollohen nga VMRO. Forca të shumta policore kishin keqtrajtuar banorët, ndërkohë që edhe ditën e votimit, forca të shumta të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë parë afër vendvotimeve. (KOHA)
Categories