Categories
Lajme FRI

Çfarë duan meshkujt dhe femrat nga një telefon

Kur vjen puna tek blerjet e smartfonëve, meshkujt dhe femrat kërkojnë pothuajse të njëjtën gjë fillimisht: jo shumë i shtrenjtë. Në fakt, për femrat ky element është edhe më i rëndësishëm. Ndër veçori të tjera të përbashkëta janë karakteristikat intuitive dhe jetëgjatësia e baterisë.
Gjithsesi, ka disa ndryshime mes preferencave të gjinive kur vjen momenti i blerjes së një telefoni të ri. Sipas një sondazhi të kryer nga Nielsen në mbi 58 shtete të botës, femrat janë shprehur më të interesuara rreth çmimit, kushteve të kontratës dhe veçorive të kamerës, ndërkohë që meshkujve iu ka interesuar më shumë sistemi operativ, madhësia e ekranit dhe shpejtësia e procesorit. Grafiku i mëposhtëm tregon të gjithë elementët që venë re më tepër meshkujt dhe femrat kur do të blejnë një telefon të ri. (PCWorld Albanian)
2014_03_07_Purchase

Exit mobile version