Categories
Ramazani

Çfarë e prish agjërimin?

Ajo që e prish agjërimin, sipas argumenteve, konsiderohet kur ushqimi futet në brendësi të trupit në stomak dhe jo nga një pjesë tjetër e tij.
Më rrjeshtat e mëposhtëm do të shikojmë ilaçet dhe injeksoinet më të përdorura dhe do të njihemi me gjykimin e tyre në islam, në lidhje me agjërimin.
1. Avulli i astmës, nuk e prish agjërimin në mendimin më të saktë.
2. Kokrrat që vihen poshtë gjuhës për të mjekuar krizat e zemrës, thithen në mënyrë direkte dhe nuk e prishin agjërimin.
3. Thënia më e saktë është se vetëm lënda ushqyese që futet në brendësi të trupit e prish agjërimin, kurse ajo që nuk është ushqyese nuk e prish.
4. Mendimi më i drejtë është se vëzhgimi që bëhet me aparat në stomak (sondë) nuk e prish agjërimin.
5. Pikat që lëshohen në hundë, nuk e prishin agjërimin.
6. Oksigjeni që merret përmes aparateve, nuk e prish agjërimin.
7. Avulli që merret me gojë, nuk e prish agjërimin.
8. Nëse narkoza përdoret për të gjithë trupin, ku i sëmuri humb vetëdijen, agjërimi prishet, por nëse narkoza është vetëm për një pjesë të trupit, pra mpirje e pjesshme, atëherë agjërimi është i vlefshëm.
9. Pikat që lëshohen në vesh nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrijnë në brendësi të trupit.
10. Gjithashtu pikat që lëshohen në sy nuk e prishin agjërimin, sipas mendimit më të saktë të shumicës së dijetarëve.
11. Injeksioni që bëhet nën lëkurë, në muskul ose në damar nuk e prish agjërimin, kur nuk është ushqyes, sipas mendimit më të saktë të pjesës dërrmuese të dijetarëve.
12. Injeksioni që bëhet në damar dhe është ushqyes (siç është serumi) e prish agjërimin.
13. Vajrat, kremrat dhe ngjitëset që përdoren për mjekim, nuk e prishin agjërimin.
14. Vëzhguesi (laparaskopi) i barkut nuk e prish agjërimin.
15. Pastruesi veshkave, zakonisht shoqërohet me lëndë ushqyese dhe sheqerna, prandaj e prish agjërimin.
16. Pastrimi i vaginës, vëzhgimi me aparte, e të tjera si këto nuk e prishin agjërimin, sepse nuk arrin në stomak dhe nuk ndonjë shkak që ta bëjë të pavleshëm atë.
17. Injeksioni në rrugë anale nëse përmabn lëndë ushqyese apo ujë të cilat i thith stomaku, e prish agjërimin, sepse fuqizon trupin.
18. Supostet që jepen në rrugë anale nuk e prishin agjërimin.
19. Vëzhgimi i rrugëve anale me aparate nuk e prish agjërimin.
20. Vëzhgimi i fshikëzës, futja e ndonjë ilaçi brenda saj ose një lëndë që ndihmon në qartësimin e rrezeve, nuk e prish agjërimin.
21. Dhurimi i gjakut, në mendimin më të saktë të dijetarëve nuk e prish agjërimin.
22. Dhënia e gjakut për ananliza nuk e prish agjërimin.
Përgatiti: D.Ahmed Muhamed Halil, profesor në Univeristetin e Kasimit, Arabi Saudite.
Përshtati: Irfan Tota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version