Partitë shqiptare, definojnë qëndrimet e tyre për zgjedhjet presidenciale, duke i fryrë lojës së ndyrë politike për hallin më të madh që ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndryshimi i qëndrimeve nga dita në ditë, manipulimi jo parimor përballë votës shqiptare, ka shtuar dilemat tek analistët për devalvimin edhe më të madh të votës shqiptare se në zgjedhjet lokale kur dinjiteti i vullnetit të qytetarëve kushtonte jo më shumë se ca kilogram miell.
Drama të cilën subjektet politike shqiptare e krijojnë për zgjedhjet presidencial është “teli i ngrehur”, për mundësinë e zgjedhjeve eventuale parlamentare që mund të përkojnë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vlerësojnë analistët.
Sipas analistit Naser Zyberi, kjo katrahurë në ndërtimin e qëndrimeve, padyshim do të lenë pasoja te votuesi shqiptarë. “Do të fut një konfuzion për atë se a duhet marrë pjesë aktive në zgjedhje apo jo. Dot fut huti në kuptimin se a duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. Elektorati shqiptar në këtë mënyrë do të riaktivizohet sepse nuk ka unitet mes subjektit shqiptar jo vetëm për pjesëmarrje të përbashkët por as për atë se si do të veprohet në kuptim të pjesëmarrjes në zgjedhje”, thekson Zyberi për Portalb.
“Konsenzusi, zgjedhjet e parakohshme, bojkoti apo edhe pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale janë vetëm akte të një drame politike”, vlerëson nga ana tjetër analisti Xhelal Neziri, për Portalb.
“Mendoj se këto lëvizje dhe pazare kanë për bazë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe përbërja e re qeveritare që do të dalë nga rezultatet e votimeve. Pres që pas zgjedhjeve parlamentare në qeveri të zënë vend dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH, dhe ne fakt ky do të jetë akti i fundit i kësaj drame”, shton Neziri.
Nga ana tjetër kërkesa e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare sipas analistëve mund të arsyetohet vetëm nëse arrihet marrëveshja për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme të shqiptarëve, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore.
“A do të ketë ndonjë marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës për atë se si do të rregullohet mënyra e zgjedhjes së presidentit, a do të ketë futje të institucionit të nënkryetarit apo zv/presidentit të shtetit. A do të gjendet në ato pakoja e ndryshimeve kushtetuese zgjidhja rreth interpretimit të amendamentit te 5 të Kushtetutës që ka të bëjë e përdorimin e gjuhës shqipe etj..Nëse kjo është ideja që zgjedhjet e parakohshme të çojnë në zgjidhjet e këtyre çështjeve atëherë ato mund të arsyetohen. Në të kundërtën zgjedhjet e parakohshme nuk mund të jenë zgjidhje e këtij ngërçi mes dy partnerëve të koalicioni dhe kësaj hutie që po fut në mënyrë plotësuese partia opozitare shqiptare”, theksoi Naser Zyberi, analist.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi tha se do të mobilizojë shqiptarët për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar Iljaz Halimin, madje duke shprehur bindjen se mbështetja për të mund të arrijë deri në 350 mijë votues.Nga ana tjetër BDI u bëri thirrje elektoratit shqiptar që t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale, vendim të cilin sot do ta zyrtarizojë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së partisë. /Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Pejë: Gjendet një bebe në mbeturina
next article
Biblioteka më e mëdha islamike në Gjermani
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago