Categories
Lajme

Çfarë thanë Hitleri dhe Himleri për islamin

Ish gjenerali i ushtrisë gjermane gjatë luftës dytë botërore në NDH (Shteti Pavarur Kroat) Glez-Horstenau në ditarin e tij ka shënuar se si Hitleri e adhuronte Islamin deri në atë masë sa e urrente krishterimin. Sipas Glezit, me një rast derisa ishte duke shëtitur në Bash-çarshi në Sarajevë me gjeneralin Vallter Varlimont, ( ishte truri i Komandës Supreme Gjermane), ky i kishte thënë se Hitleri shumë seriozisht merret me mendimin që pas luftës ta abrogojë (heqë) religjionin e krishterimit, duke thënë: “Atë që Ka mundur ta bëjë Kemal Ataturku, mundem edhe unë”.
Këtë e pohonte edhe adjutanti  i Hitlerit gjenerali Shmund (Schmund), ndërkaq që me frymë të njëjtë Hitleri kishte biseduar edhe me A. Lerin, dhe duke qeshur i kishte thënë: “Se Islami aq shumë më pëlqen, sa që e kisha shpallë si fe të “SS”-it” (Njësitet e mbrojtjes).
Në lidhje me këtë kishte shkruar edhe dr. Herman Nojbaheri i cili njëherë ishte zgjedh si nazisti i parë për kryetar të komunës së Vjenës e që më vonë u bë i dërguari special i Rajhut për Evropën Juglindore. Sipas tij, Hitleri kishte thënë se Islami është “fe e meshkujve”, dhe se Gjermanët gjatë historisë do të shkonin shumë më larg sikur të ishin bërë myslimanë!
Me një rast në formë të shakasë Hitleri i kishte thënë Martin Bormanit: “Kamë ndërmend të bëhem figurë religjioze. Së shpejti do të bëhem krye parë (bajraktarë)i Tatarëve. Arabët dhe Marokenët gjatë lutjeve të tyre veç e cekin emrin tim. Tek Tatarët do të bëhem han!” Me këtë rast duke shtuar kishte thënë se vetëm një gjë nuk do ta bënte, që bashkë me ta të hajë mishin e deles, pasi që jam vegjetarian.
HImleri, po ashtu kishte pas plot simpati për Islamin. Ai konsideronte se religjionet ndikojnë negativisht tek ushtarët. Njëra, dhe e vetmja-Islami-atij i dukej tjetër fare, sepse ligji mysliman , besimtarëve nuk ju ndalon që të luftojnë. Himleri besonte se një ditë në përbërjen e SS njësiteve-Vafen do të jenë disa divizione myslimane, të cilat krah për krah bashkë me ushtarët gjerman dhe të atyre të Boshtit qendror  do të udhëheqin luftën e “Xhihadit”, “luftë e shenjtë.” Për derisa ushtari i krishterë shkon në luftë kryesisht me frikë se do të vdes, myslimanët me kënaqësi luftojnë, sepse kur vdesin atyre u sigurohet vendi në xhenet.

    FUND.

Literatura:
1). Vasa Kazimirovic “NDH u svetlu nemackih dokumenata i dnevnika Gleza fon Horstena 1941-1944” (SHPK në ndriçimin e dokumenteve gjermane dhe të ditarit të Gleza fon Harstenit 1941-1944), Beograd, 1987.
2).Pjesë fragmentare nga ditari i Nojbaherit, botuar në disa vazhdime në dy javoren e Beogradit “DUGA” (kjo revistë nuk botohet më), shtator, tetor 1988.
3). Zeni Lebl “Jerusalimski Muftija” (Myftiju i Jerusalemit), botimi i dytë i plotësuar Beogradë, 2002.
 
Shefki Sh. Voca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version