Categories
Lajme FRI

Champions, ja programi i çerekfinaleve

Shorti i hedhur mesditën e të premtes në Nion të Zvicrës bëri ndarjen e tetë ekipeve çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve në katër çifte.
Sipas programit të përcaktuar, të martën e 1 prillit do të luhen Barcelona – Atletiko Madrid dhe Mançester Junajtid – Bajern Mynih. Duelet e kthimit për këto çifte do të zhvillohen të mërkurën e 9 prillit.
2 prill janë në program PSG – Çelsi dhe Real Madrid – Borusia Dortmund, me sfidat e kthimit do të zhvillohen të martën e 8 prillit.
Champions, programi i çerekfinaleve:
Të martën, 1 prill
Barcelona – Atletiko Madrid
Mançester Junajtid – Bajern Mynih

Të mërkurën, 2 prill
PSG – Çelsi
Real Madrid – Borusia Dortmund

 
Të martën, 8 prill
Çelsi – PSG
Borusia Dortmund – Real Madrid

Të mërkurën, 9 prill
Atletiko Madrid – Barcelona
Bajern Mynih – Mançester Junajtid

 
11 prill do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve, të cilat do të zhvillohen më 22/23 dhe 29/30 prill. Finalja do të luhet të shtunën e 24 majit në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.
/Start/

Exit mobile version