Një letër e zbuluar së fundmi drejtuar Winston Churchill nga kunata e tij hedh dritë mbi tërheqjen e tij drejt kulturës së fesë myslimane.
Ai mbahet mend për luftën kundër perandorisë naziste dhe ka zënë vend ndër më të mëdhenjtë e historisë së Britanisë së Madhe, por ky sekret hedh dritë mbi dashurinë e tij për Islamin.
Ai ishte aq i apasionuar pas kulturës islamike sa që të afërmit e tij i druheshin faktit se ai mund të konvertohej në mysliman.
Letra është shkruajtur nga Gwendoline Bertie në gusht 1907 dhe ajo i kërkon atij që t’i vërë fre entuziazmit të tij.
Letra është zbuluar nga Warren Dockter, një historian në Cambridge.
“Të lutem, mos u konverto në mysliman. Kam vënë rë një tendencë tënden për t’u orientalizuar, një tendencë prej Pashai”, shkruante kunata e tij.
Gëendoline Berti ishte nusja e vëllait të Winston Churchill, Jack.
Ajo i bëri thirrje Churchill që të merrte parasysh pasojat që mund të sillte konvertimi i tij në mysliman.
Ndërkohë në një letër të Churchill drejtuar Lady Lytton, një shkrimtare e njohur e kohës, ai i thotë se i pëlqen që të jetë një Pasha.
Historiani Dockter thotë se Churchill bashkë me mikun e tij poet Wilfried Blunt visheshin si arabë kur ishin vetëm.
“Churchill ka luftuar në Sudan dhe në Indi, kështu që ai kishte jetuar në zona ku kishte besimtarë myslimanë. Ndoshta kultura e tyre ka ngjitur te Churchill”, tha Dockter.
Në vitin 1940, kur Britania e Madhe po kalonte ditët e saj më të zeza në luftën me nazistët Churchill miratoi, megjithë kritikat e shumta, planin prej 100 mijë paundësh për ndërtimin e një xhamie që më vonë u quajt Xhamia Qendrore e Londrës.
Sjellja e tij duket paksa kontroverse pasi në një libër që ai kishte shkruajtur në vitin 1899 ai e cilësonte fenë islame “si një pengesë e popujve për t’u zhvilluar”.
{www.mapo.al}