Categories
Lajme

“Cicëro” me Kuran, konkurs fetar në Katar

Për ti shfrytëzuar sa më shumë faqet sociale për ftesë, ministria e vakëfeve në Katar, ka shpallur konkursin “Cicëro me Kuran”, i cili ka si qëllim zhvillimin e mëtejshëm të metodave që përdoren në ftesë dhe prezantimin e publikut me Kuranin fisnik.
Konkursi në fjalë nxit frekuentuesit e “Tuitter” që të publikojnë sa më shumë materiale të cilat flasin për vlerat e Kuranit, zbatimit të porosive të tij dhe përvetësimit të vlerave tek të cilat fton.
Dhjetë fituesit e parë të këtij konkursi do të fitojnë nga një çmim prej 2700 dollarësh /ardhmeriaonline/

Exit mobile version